konkurencë

Si të ndërtosh një biznes në një treg me konkurrencë të lartë

Ndërtimi i një biznesi në një industri plot me marka të njohura ka sfidat e veta, por me strategjitë e duhura mund të bëhesh i dallueshëm. Sipas ekspertit Voyo Popovic dhe themeluesit Piece of Cake tregon se kur e nisi këtë në 2018, shumica e kompanive të tjera kishin dekada në treg, madje disa mbi 100 vjet. Për të depërtuar, na duhej të kuptonim mirë ofertat ekzistuese dhe çfarë u mungonte klientëve, në mënyrë që të krijonim një shërbim ndryshe, tregon ai.

Njih tregun për të kuptuar çfarë mungon

Është e domosdoshme të bësh një hulumtim të thelluar mbi konkurencën: kush janë ata, çfarë ofrojnë dhe si e mbajnë tregun. Nëse disa marka të mëdha dominojnë, kjo mund të jetë një shenjë pozitive, sepse do të thotë që ka kërkesë dhe një bazë të gatshme klientësh.

Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptosh se çfarë ofron çdo markë tjetër në treg. Mund të mendosh se po krijon diçka të re, por nëse nuk ke analizuar mirë konkurrentët, mund të rezultojë që po ofron të njëjtën gjë.

Zgjidh një treg të synuar

Shumë biznese përpiqen t’u drejtohen të gjithëve, por kur përpiqesh të kënaqësh të gjithë, përfundon duke mos tërhequr askënd. Në fillim, përqendrohu te një grup i caktuar klientësh dhe shërbeji atij në mënyrë të shkëlqyer. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të zgjerohesh më vonë.

Në fillIimet e Piece of Cake, fokusi ishin gratë e reja, kryesisht nga brezat Millennial dhe Gen-Z, tregon Voyo Popovic. Ideja ishte që nëse ato kishin një përvojë të mirë me ne në shpërnguljen e tyre të parë, do të na zgjidhnin përsëri në etapa të tjera të jetës kur do të kishin nevojë për shërbime më të mëdha, me kalimin e kohës, kur baza u bë e qëndrueshme, u zgjeruam edhe në tregje të tjera, tha ai.

Kupto si marrin vendime klientët e tu

Nëse nuk e di si vendosin klientët për të blerë një produkt ose shërbim, atëherë do ta lësh suksesin në dorë të fatit. Duke analizuar mënyrën si i vlerësojnë markat dhe çfarë kërkojnë, mund të përshtatësh strategjitë e tua të marketingut.

Për klientët, vlerësimet dhe komentet online ishin faktori kryesor në vendimmarrje, prandaj, u përqendruam që të kishim gjithmonë vlerësime të shkëlqyera, pasi kjo bënte diferencën mes zgjedhjes së shërbimit tonë ose një konkurrenti, tregon eksperti.

Gjej mënyra për t’u dalluar

Në fillim, askush nuk e njeh markën tënde dhe nuk ka arsye të të kërkojë. Prandaj, duhet t’i japësh një arsye vizuale ose emocionale për të të vënë re. Kjo mund të bëhet përmes markës, shërbimit të veçantë ndaj klientit ose produktit unik.

Nëse një klient po shqyrton katër marka të ndryshme, si mund ta bësh të ndalet tek e jotja? Gallup ka zbuluar se 70% e vendimeve merren bazuar në emocione, dhe vetëm 30% në arsyetim logjik, kjo do të thotë se duhet të krijosh një lidhje emocionale me klientët.

Në Piece of Cake, zgjodhëm të dallohemi me një markë që nuk i ngjante askujt tjetër në industri. Kjo ishte pika jonë e hyrjes për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj klientëve, tregoi Voyo Popovic. Gjithashtu, krijuam një program referimi që na ndihmoi të rritemi shpejt, çdo klient që na rekomandonte një mik merrte 10% të vlerës së shpërnguljes, shtoi ai. Ky program funksionoi jashtëzakonisht mirë në vitin e parë dhe e përdorim edhe sot, tha eksperti.

Për më tepër, mbajtja e një klienti të kënaqur është 5-10 herë më e lirë sesa fitimi i një klienti të ri, sipas BIA Advisory. Kjo do të thotë se përveç tërheqjes së klientëve të rinj, është thelbësore të ruash ata që ke tashmë.

Inc

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top