interviste pune

Si të përgatitesh për një intervistë pune që të të çojë drejt suksesit

Shkruar nga Aurela Murati, eksperte e burimeve njerëzore

E keni menduar ndonjëherë intervistën e punës si një “takim të parë”?! Ajo nuk është thjesht një bisedë formale, por një moment kyç që mund të hapë një derë të re për karrierën tuaj.

Nëse nuk e keni parë më parë me këtë sy, tani është koha të filloni ta shihni ndryshe!

Pse është kaq e rëndësishme intervista?

Sepse është momenti kur mund të shfaqni më të mirën nga vetja juaj:

  • Tregoni përvojën, formimin dhe aftësitë tuaja
  • Jepni shembuj realë që tregojnë se si keni zgjidhur situata në punë
  • Kuptoni më mirë veten: pse ky vend pune ju përshtatet?
  • Bindni punëdhënësin: “Unë jam zgjedhja e duhur për këtë pozicion!”

 10 Këshilla që të ndihmojnë të jesh i suksesshëm në një intervistë pune

  1. Ndërto një CV që flet vetë për ty

Përdor formate të qarta dhe profesionale (Word ose PDF).

Fokusohu në përvojat, aftësitë, arritjet dhe edukimin tënd.

Shmang gabimet drejtshkrimore dhe formate të papërshtatshme (si foto apo dokumente që nuk hapen lehtësisht).

  1. Hulumto mbi kompaninë

Lexo rreth saj: çfarë bën, cilat janë vlerat dhe objektivat.

Mendo: pse dëshiron të punosh pikërisht aty?

Gjatë intervistës, referimi ndaj kompanisë tregon seriozitet dhe përgatitje, interes dhe vlerësim.

  1. Shko në kohë ose pak më herët

Përshtypja e parë nis nga përpikmëria, sapo i keni dhënë mesazhin që do të jeni korrekt në orarin e punës.

5-10 minuta më herët është ideale.

  1. Vishuni me kujdes

Zgjidh një veshje të pastër, të thjeshtë dhe të përshtatshme për industrinë, jo veshje të ekzagjeruara, jeni duke treguar që ju mund të adaptoheni lehtë me uniformat e punës.

  1. Bëhu aktiv në bisedë

Mos jep përgjigje të thata, por shpjego, jep shembuj, trego histori suksesi.

Trego që je zgjidhës problemi, jo vetëm dikush që kërkon punë.

Mos u shpërqëndroni nga telefoni

  1. Fol me vetëbesim, por qëndro i sinqertë

Kuptoheni kur e ekzagjeron apo kur nuk je i vërtetë.

Tregoji realisht ato që di të bësh dhe çfarë dëshiron të mësosh më tej, sepse kanë nevojë që ta dëgjojnë nga ty.

  1. Bëj pyetje të mençura

P.sh.: “Si është ekipi ku do të punoj?” ose “Si matet suksesi në këtë rol?”

Pyetjet tregojnë që ti po e sheh veten pjesë të kompanisë.

 

  1. Pas intervistës, dërgo një falënderim

Një email i shkurtër për të falënderuar për mundësinë tregon profesionalizëm.

Mund të thuash edhe çfarë vlerësove gjatë intervistës.

  1. Tregohu i hapur për mundësi të tjera

Edhe nëse nuk përzgjidhesh për atë rol, lë një shije të mirë që të të mbajnë mend për role të ardhshme.

  1. Bëje intervistën një dritare mundësie

Mos e shih si një “provim” që duhet kaluar me frikë, shijoje intervisten duke shikuar mundësi dhe jo frikë që mund të mos përzgjidhesh.

Është një mundësi për të treguar talentin, karakterin dhe dëshirën tënde për të kontribuar.

Mos harro:

Intervista nuk është vetëm për të fituar punën, por është edhe për të lënë një përshtypje që mund të të hapë më shumë dyer në të ardhmen, ndaj shfrytëzoje për të branduar veten në tregun e punës.

Vëmendje:

Në vend që të mendosh “A do më zgjedhin?”, mendo: “Si mund të tregoj që unë jam vlera që ata kërkojnë?”

Nëse gjithçka më lartë ka prodhuar një këndvështrim ndryshe, BËJENI DHE MOS HEZITONI, do të habiteni me rezultatet.

E thamë më lart që, intervista është një takim me mundësinë ku mund të shpalosësh talentin tënd!

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top