koha para ekranit

Sipas një studimi, koha përpara ekranit nuk është gjithmonë e dëmshme, videot frymëzuese mund të ulin stresin njësoj si meditimi

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Kur ndihemi të stresuar gjatë punës apo në përditshmërinë tonë, shpesh na ndodhë të marrim telefonin dhe të fillojmë të shfletojmë rrjetet sociale për t’u shpërqendruar. Kjo nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë por pavarësisht kësaj, një studim tregon se disa lloje përmbajtjesh në telefon mund të ndihmojnë realisht në uljen e stresit.

Sipas studimit të publikuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë, shikimi i videove të shkurtra frymëzuese për disa minuta në ditë, për pesë ditë rresht, uli stresin po aq sa meditimi, efekti pozitiv zgjati deri në 10 ditë. Videot që i bënin njerëzit të ndiheshin plotëshpresë ndihmuan në uljen e stresit.

Studiuesit përfshinë rreth 1,000 të rritur dhe i ndanë në grupe:

  • një grup shikonte video frymëzuese (histori njerëzish që kapërcejnë vështirësi),

  • një grup shikonte video komike,

  • një grup dëgjonte meditime të drejtuara,

  • një grup përdorte telefonin si zakonisht,

  • dhe një grup kontrolli.

  • Videot komike ishin argëtuese, por nuk ulën stresin.

  • Videot frymëzuese dhe meditimi rritën shpresën dhe kjo çoi në ulje të stresit.

  • Njerëzit që panë histori suksesi dhe qëndrese ndiheshin më të aftë për të përballuar problemet e tyre.

Sipas autores së studimit, shpresa nuk ndihmon vetëm për momentin por i motivon njerëzit të përballen më mirë me sfidat e jetës.

 Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto video nuk duhet të zëvendësojnë meditimin apo metodat e tjera të provuara kundër ankthit por mund të jenë një mjet shtesë për të menaxhuar stresin. Jo çdo kohë para ekranit është e dëmshme. Nëse zgjedhim përmbajtje pozitive dhe frymëzuese ajo mund të na ndihmojë të ndihemi më të qetë, më plotëshpresë dhe më të fortë emocionalisht.

Citimi i Ditës
Albanian Edition

Nesër është faqja e parë e një libri me 365 faqe boshe. Shkruaje një të mirë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top