Struga po “lihet pas dore”

Ditë pas ditë Struga është duke humbur vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj thonë hotelierët, pasi pjesën më të madhe të pushimeve e kalojnë në Ohër ose në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e neglizhencës së autoriteteve lokale, ku sipas Kabës kanë pasur mjaft kohë vitet e fundit për të përmirësuar imazhin e qytetit dhe për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

“Nuk ka pasur materiale reklamuse për një kohë të gjatë, ose ne si promotorë nuk e kemi marrë një material të tillë. Pak vëmendje i kushtohet. Duhet të përgatiteni për mysafirin kur ai të vijë, duke filluar nga infrastruktura, objektet akomoduese, çfarë mund të ofrohet jashtë prenotimit për t’u unifikuar çmimi me cilësinë”, tha Elizabeta Poposka, pronare e një agjencie turistike.

Gjithashtu në Strugë mungon prezenca e zyrave  turistike, kështu që shumë shpesh turistët enden dhe nuk dinë se ku dhe çfarë të vizitojnë. Problem shtesë janë qentë endacakë, deponitë e shumta ilegale në qytet dhe zonën përreth, si dhe problemet që lindin me ujin e pijshëm.

Ende nuk ka një reagim nga komuna për zgjidhjen e problematikave të parashtruara dhe sesi do vijojë të zhvillojë turizmin, i cili duket se nuk po merr vëmendjen e duhur.

 

albinfo.ch

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top