Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, e nisur si një qendër kursesh në vitin 2008 në Sukth të Durrësit, sot është bërë një pikë reference për zonën, jo vetëm si një prej qendrave më të besuara të mësimit të gjuhëve të huaja, por si një institucion arsimor, me një komunitet të qëndrueshëm nxënësish, mësuesish dhe prindërish që ndajnë të njëjtin vizion: zhvillimin e dijes, fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Me një përvojë të gjatë dhe staf të kualifikuar, ngritur nga bashkëshortët mësues, Sun Language Center ka ndërtuar një mjedis ku mësimi shihet si proces i natyrshëm zhvillimi, duke kombinuar profesionalizmin me një qasje motivuese dhe mbështetëse për çdo nxënës.

Elvira Skepi, e cila është jo vetëm sipërmarrëse, por edhe burimi i dinamikës dhe nismave të qendrës, tregon se, “këtë vit qendra ka kaluar në ambiente të reja, më moderne dhe më funksionale, të krijuara për të përmbushur standardet bashkëkohore të mësimdhënies”. Hapësirat e reja ofrojnë kushte optimale për zhvillimin e kurseve dhe pasqyrojnë qartë rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit.

Programet e trajtuara me kujdes nga Sun Language Center përfshijnë kurse të gjuhëve të huaja, përgatitje për provime ndërkombëtare, si dhe module të dedikuara për fëmijë dhe të rritur. Në planet e saj, Elvira flet edhe për kurset profesionale që parashikon të fusë në program, duke shërbyer kështu edhe për rritjen e aftësive profesionale kryesisht të zonjave të papuna në zonë. Programet bazohen në metoda efektive dhe në objektiva të matshëm për progresin e nxënësve.

Falë punës së përkushtuar, qendra është bërë një pikë referimi, dinamike dhe për zhvillimin e zonës Sukth.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top