Samiti

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mbahet në Tiranë më 16 maj

Më 16 maj, Tirana do të jetë mikpritëse e takimit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje madhore që do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, nën moton:
“Një Evropë e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Takimi do të nisë me një seancë plenare të përkushtuar ndaj sigurisë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen e Evropës. Më pas do të zhvillohen tre tryeza të nivelit të lartë, ku do të diskutohen temat kryesore të mëposhtme:

Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkëdrejtojë samitin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pjesëmarrësit

Në këtë samit janë ftuar të marrin pjesë 47 krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së (EU27) si dhe nga:

Komuniteti Politik Evropian është krijuar si një platformë për dialog politik dhe bashkëpunim, me synimin për të adresuar çështje të interesit të përbashkët dhe për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien në kontinentin evropian.

Kjo nismë nuk zëvendëson asnjë organizatë apo strukturë ekzistuese dhe nuk ka për qëllim krijimin e ndonjë të reje në këtë fazë.

Deri më tani, Komuniteti Politik Evropian është mbledhur pesë herë, ndërsa takimi i radhës pritet të zhvillohet në Danimarkë, në vjeshtën e vitit 2025.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top