Adam Grant

Të ardhmen e karrierës tuaj e mbron vetëm një aftësi: të menduarit si shkencëtar, thotë Adam Grant

Mes frikës se inteligjenca artificiale mund të trazojë tregun e punës, veçanërisht profesionet e zyrës, shumë punonjës po pyesin veten se si të mbeten të rëndësishëm dhe të mbrojnë karrierën e tyre. Adam Grant, autor bestseller dhe psikolog organizacional në Wharton School të Universitetit të Pensilvanisë, ka një këshillë të qartë për këtë sfidë.

Duke folur në World Business Forum të WOBI në New York, Grant ndau këshillën e tij kryesore për t’i bërë karrierat dhe kompanitë më të qëndrueshme në kohë pasigurie:

“Për të gjithë ju që po mendoni si të siguroni të ardhmen e karrierës ose si të bëni kompaninë më të fortë përballë kaosit dhe krizave, nuk kam këshillë më të mirë sesa të mendoni si shkencëtar.”

Sipas Grant-it, kjo nënkupton të pranosh që çdo mendim apo bindje që ke në punë është vetëm një hipotezë që pret të testohet.

“Diçka që ka qenë e vërtetë në të kaluarën, mund të mos vlejë më sot,” tha ai. “Mund të ketë qenë e vlefshme në një mjedis tjetër, por jo domosdoshmërisht në atë ku ndodhesh tani apo në të ardhmen që po vjen.”

Tre mënyra të të menduarit që duhen shmangur

Grant shpjegon se shumë drejtues bien në një nga tre modele të menduarit: predikues, prokuror, ose politikan. Këto nuk lidhen me profesionet, por me mënyrat se si njerëzit i qasen ideve:

Ndryshe nga këto mënyra të menduarit, njerëzit që mendojnë si shkencëtarë nuk e marrin personal kur një ide e tyre rezulton e pasaktë. Ata nuk druajnë të pranojnë gabimet, të rishikojnë mendimet dhe të ndryshojnë drejtim kur situata e kërkon.

“Shkencëtarët e mirë kërkojnë me të njëjtin motivim edhe arsyet pse mund të jenë gabim, jo vetëm arsyet pse duhet të kenë të drejtë,” tha Grant. “Ata kanë përulësinë të pranojnë çfarë nuk dinë dhe kureshtjen për të kërkuar dije të reja.”

Sipas tij, studimet tregojnë se kur njerëzit mësojnë të mendojnë si shkencëtarë, marrin vendime më të mira.

Kur drejtuesit nxisin këtë mënyrë të të menduarit, krijohet një mjedis ku punonjësit ndihen të lirë të shprehen, të testojnë ide të reja dhe të eksperimentojnë pa frikë.

“Nëse mëson të mendosh si shkencëtar, ndërton një kulturë të të nxënit,” thekson Grant. “Njerëzit thonë: ‘Nuk e dimë ende nëse kjo do të funksionojë, por ia vlen ta provojmë.’ Dhe pikërisht në këtë proces fillon të zbulohet potenciali i vërtetë i njerëzve dhe ideve.”

cnbc

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top