Drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe folës të këtyre përmasave kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në konferencën vjetore te Women On Boards Albania, e cila mbahet në Tiranë më 20 Tetor.
Folës nga Shqipëria, BE dhe komuniteti ndërkombëtar i qeverisjes do të flasin për praktikat më të mira të policy making.
Pse ka vlerë ky event?!
Krijimi i një avantazhi strategjik ju mundëson të rrisni pritshmëritë dhe rezultatet. Në kuadër të integrimit europian, sfida që konferenca synon të qartësojë është ndërtimi i besimit institucional dhe pozicionimi në kushtet e një mjedisi konkurues.
Në konferencën vjetore te Women on Boards Albania do të mund të dëgjoni drejtues ekzekutivë, strategjitë e të cilëve po transformojnë industri të ndryshme dhe po ripërcaktojnë lidershipin në një botë që ndryshon vazhdimisht.
Ndaj, nëse doni të mësoni më shumë për fuqinë për t’u përgatitur, drejtuar dhe transformuar qeverisjen tuaj në koorporatë dhe kompani, jeni të ftuar të rezervoni vendin tuaj në konferencë.
Në sesionin plenar të konferencës ka konfirmuar pjesëmarrjen Shkëlqesia e tij z. Silvio Gonzato, Ambassador, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Në fjalën e tij, z.Gonzato do të argumentojë se pse qeverisja e përgjegjshme krijon themelet e një shoqërie të civilizuar.
Diversifikimi i burimeve financiare dhe fitimi i besimit të investitorëve do të të trajtohet nga Daniela Maior, këshilltare investimesh, partnere e Vertik Group. Me 17 vite përvojë në transformimin e tregut të kapitalit, Daniela ka ndihmuar kompanitë të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me investitorët.
Konferenca e 20 Tetorit do të jetë një event ndërkombëtar, që e bën Tiranën epiqendrën e zhvillimit të bordeve drejtuese, ndikimit dhe politikëbërjes përmes bordeve. Mes shumë folësve të mirënjohur, Hagen Schweinitz, president i Charvet & Co do të trajtojë ridimensionimin dhe rolin e bordeve. Aranadha Khowala, CEO e Aptamind Partners, sjell përvojën e saj 24 vjeçare në fushën e turizmit dhe udhëtimeve në 80 vende, për të treguar se si inovacioni dhe systems thinking po udhëheqin transformimin në fushën e turizmit. Antonio Thomas do të flasë për rolin e bordeve në menaxhimin të aseteve kritike, ndërsa Christine Baird sjell axhendën Cyber & AI për Bordet. Të gjithë do të trajtojnë, mes të tjerash, efektin e diversitetit gjinor në mbarëvajtjen e bordeve dhe të performancës së biznesit.
Kjo konferencë sjell në dialog ekspertët ndërkombëtarë dhe lidershipin kombëtar, duke synuar gjithëpërfshirjen në rritjen e standardeve koorporative dhe progresit ekonomik.
Vendet e lira për pjesëmarrjen në këtë konferencë janë të kufizuara.
Por, ju jeni ende në kohë të përfitoni biletën Early Bird, duke klikuar Këtu!