Bëni këtë test për inteligjencën emocionale duke ndjekur udhëzimet më poshtë.
Udhëzime:
Vlerëso secilin pohim të mëposhtëm në një shkallë nga 0 në 10, ku 0 do të thotë “Nuk e kam aspak këtë aftësi”, dhe 10 do të thotë “E kam plotësisht”
Ky test për inteligjencën emocionale do të analizojë 4 fusha të ndryshme të aftësive tuaja emocionale:
- Vetë përceptimi dhe vetëdija
- Menaxhimi vetes dhe emocioneve
- Ndërgjegjësimi social
- Menaxhimi i marrëdhënieve
1. Vetë përceptimi dhe vetëdija
- Unë i kuptoj dhe jam i vetëdijshëm për emocionet e mia – jo herë pas here, por vazhdimisht. (0-10)
- Unë e di se çfarë ndikon në emocionet e mia, nga vijnë dhe ku “shkojnë”. (0-10)
- Unë analizoj emocionet e mia dhe intensitetin e tyre. (0-10)
- Unë i njoh tiparet e mia të forta dhe të dobëta. (0-10)
2. Menaxhimi vetes dhe emocioneve
- Unë di të menaxhoj edhe emocionet më shkatërruese. (0-10)
- I përshtatem lehtësisht situatave të reja dhe i kapërcej vështirësitë. (0-10)
- Unë i shikoj gjërat pozitivisht dhe nuk lejoj qëndrime negative. (0-10)
- Unë gjithmonë i kontrolloj reagimet e mia impulsive. (0-10)
3. Ndërgjegjësimi social
- Unë mund të identifikoj me saktësi emocionet e të tjerëve dhe të di se çfarë po ndodh me ta. (0-10)
- Unë mund të lexoj emocionet e një personi në fytyrën e tyre. (0-10)
- Unë gjithmonë e di se cilat fjalë mund të lëndojnë dikë dhe i zgjedh fjalët e mia me shumë kujdes. (0-10)
- Unë jam shumë i ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të tjerë. (0-10)
4. Menaxhimi i marrëdhënieve
(kjo fushë nuk është e pavarur – ajo përfshin tre aftësitë më lart)
- Unë kam aftësitë për të bindur dikë dhe mund t’i bëj të tjerët të veprojnë sipas planeve të mia. (0-10)
- Menaxhimi i konflikteve është forca ime. (0-10)
- Unë shkëlqej në punë në ekip dhe jam një drejtues i mirë. (0-10)
- Unë di të krijoj një ambient të ngrohtë. (0-10)
Konkluzion
Tani, numëroni pikët për secilën zonë. Nëse rezultati është:
- 1–10: Zona është e pazhvilluar. Intelekti juaj emocional nuk është arritur ende plotësisht.
- 11–20: Zona është e zhvilluar nën mesataren.
- 21–34: Zona është e zhvilluar në nivelin mesatar.
- 34–40: Urime – zona është shumë e zhvilluar!
Jeni të pakënaqur me rezultatet? Të duket sikur duhet të kishe shënuar më shumë? Ka ndonjë zonë në veçanti që shënove më pak pikë?
Asgjë për t’u shqetësuar! Ju mund (dhe duhet) të punoni në të.
Inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet tuaja dhe të njerëzve përreth jush në mënyra pozitive. Njerëzit me një nivel të mirë të inteligjencës emocionale priren të ndërtojnë marrëdhënie më të forta, të kenë sukses në punë dhe shkollë dhe të arrijnë qëllime më të larta karriere dhe personale.
Kjo sepse ata janë të aftë të përballen me stresin, të komunikojnë në mënyrë efektive, të empatizojnë me të tjerët dhe të minimizojnë konfliktet më lehtë.