Teuta Elshani

Teuta Elshani nga Kosova arrin një nga pozicionet më të larta në fushën e inxhinierisë kimike në SHBA

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Një histori force, këmbënguljeje dhe suksesi vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Teuta Elshani, shqiptare nga Kosova, ka arritur një nga pozicionet më të larta në fushën e inxhinierisë kimike në një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare.

Pas një rrugëtimi 26-vjeçar pune të pandërprerë, Elshani ka marrë pozicionin e Udhëheqëse Teknike e Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D Technical Leader) në Kimberly-Clark Professional për Amerikën e Veriut, duke ushtruar rolin e inxhinieres strategjike – një nivel elitar në industrinë e saj.

Në një postim personal, ajo rrëfen se jeta e saj ndryshoi rrënjësisht më 17 prill 1999, kur lufta në Kosovë i mori familjen dhe e la të vetme në moshën 23-vjeçare. Përballë humbjes së thellë, ajo u përball me një zgjedhje vendimtare: të dorëzohej apo të vazhdonte përpara.

Me një diplomë të fituar në Kosovë në kushte lufte, në një fushë sfiduese si kimia, Teuta Elshani e nisi karrierën në Shtetet e Bashkuara si teknike laboratori. Paralelisht me punën, ajo mësoi një gjuhë të re dhe u integrua në ekipe profesionale ku shumica e kolegëve ishin doktorë të inxhinierisë kimike.

“Me dhimbjen në gjoks dhe kujtimet që më rëndonin, mësova të merrja frymë mes trishtimit dhe të vazhdoja përpara, edhe kur çdo shpresë dukej e humbur,” shprehet Elshani, duke shtuar se sfida e saj nuk përfundoi me mbijetesën, por vazhdoi me përgjegjësinë për të mbajtur gjallë trungun familjar të shkatërruar nga lufta.

Pavarësisht vështirësive të mëdha personale dhe profesionale, ajo nuk u ndal. Me përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm, Teuta Elshani u ngjit gradualisht në hierarkinë profesionale, duke arritur sot një rol drejtues dhe strategjik në një kompani globale me ndikim ndërkombëtar.

diasporashqiptare.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top