Narta

The Telegraph rendit lagunën e Nartës mes perlave të Europës

Kur vjen vera, dëshira për të gjetur vende të qeta dhe të bukura për t’u freskuar bëhet edhe më e madhe. Përtej plazheve të mbipopulluara dhe pishinave të zhurmshme, ekziston një alternativë e mrekullueshme dhe shpesh e nënvlerësuar: lagunat.

Këto zona të mbrojtura, ku uji është i cekët, i qetë dhe i rrethuar nga natyra, ofrojnë jo vetëm mundësi për larje të sigurt, por edhe për eksplorim, qetësi dhe biodiversitet të pasur. Janë vende ideale për familje me fëmijë dhe për të gjithë adhuruesit e sporteve ujore dhe shëtitjeve në natyrë.

Në një artikull të botuar nga The Telegraph, janë renditur 15 lagunat më të bukura të Europës, si sugjerim për pushime verore të paharrueshme dhe në mesin e tyre renditet edhe Laguna e Nartës në Vlorë.

“Vetëm pak kilometra nga Vlora, laguna e Nartës mbetet një nga thesaret më të fshehura të bregdetit shqiptar”, shkruan The Telegraph. Me rërë të imët, ujë të cekët dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm që përfshin flamingo, çafka dhe pelikanë, Narta është një vend ideal për pushime larg zhurmës, eksplorime me kajak dhe shëtitje përreth manastirit historik të Zvërnecit.

Në listën e përzgjedhur renditen edhe emra të njohur:

Blue Lagoon – Turqi

Port Glarokavos – Halkidiki, Greqi

Blue Lagoon – Comino, Maltë

Mar Menor – Spanjë

Étang de Thau – Francë

Lido di Venezia – Itali

Ria Formosa – Portugali

Skjellvika – Norvegji

Sèanpool Lagoon – Angli

Ho Bugt – Danimarkë, Grevelingenmeer – Holandë

Zaton Bay – Kroaci Cala Brandinchi – Itali (Sardenjë)

Praia da Amoreira – Portugali, secila me veçoritë e saj natyrore, aktivitetet relaksuese dhe atmosferën e qetë që e dallon nga pushimet tradicionale në bregdet.

The Telegraph

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top