ulje çmimi

Trump prezanton TrumpRx, premton ulje të ndjeshme të çmimeve të barnave

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka arritur marrëveshje me disa kompani farmaceutike, të cilat, sipas tij, do të sjellin një ulje të ndjeshme të çmimeve të barnave në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se po përdor presionin e tarifave për të detyruar vendet e huaja të kontribuojnë në uljen e kostove. “Çmimet e barnave tuaja do të bien ndjeshëm dhe unë përdor kërcënimin e tarifave për t’i detyruar vendet e huaja që ndryshe nuk do ta bënin kurrë të mbajnë barrën e këtij reduktimi të madh financiar,” u shpreh ai.

Presidenti njoftoi atë që i quajti marrëveshje çmimesh të modelit “Kombi Më i Favorizuar” me pesë prodhues të mëdhenj ilaçesh. Këto marrëveshje synojnë që barnat e shitura në SHBA të kenë çmime të barabarta me nivelin më të ulët që ofrohet në vendet e tjera të krahasueshme. Në kuadër të këtyre marrëveshjeve vullnetare, kompanitë janë zotuar t’i shesin barna programit Medicaid dhe të vendosin çmimet e barnave të reja sipas parimit të “Kombit Më të Favorizuar”.

Sipas dy prej marrëveshjeve, disa ilaçe të njohura për humbje peshe do të ofrohen për vetëm 149 dollarë në muaj, ndërsa një numër më i madh përfituesish të Medicare do të kenë akses në këto trajtime.

Ndërkohë, kompanitë farmaceutike kanë premtuar gjithashtu pjesëmarrjen në platformën e re online TrumpRx, e cila pritet të nisë funksionimin në janar. Kjo faqe do t’i orientojë përdoruesit drejt kanaleve zyrtare të prodhuesve për kontakte direkte me konsumatorët, ku barnat do të ofrohen me çmime të reduktuara për ata që paguajnë me para në dorë dhe zgjedhin të mos përdorin sigurimin shëndetësor.

Megjithatë, ekspertët shprehin dyshime mbi ndikimin real që këto marrëveshje mund të kenë në uljen e çmimeve. Medicaid tashmë përfiton zbritje të konsiderueshme nga prodhuesit farmaceutikë, ndërsa shumë ilaçe lansohen fillimisht në SHBA, çka e bën të vështirë krahasimin e çmimeve me vendet e tjera. Po ashtu, shumë pacientë nuk kanë mundësi të paguajnë barnat me para në dorë, edhe pse ilaçet për humbje peshe mund të përbëjnë një përjashtim në këtë drejtim. euronews

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top