market

Turizmi rrit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025.

Sipas të dhënave të zytrare nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje prej 7.0% në tremujorin e parë 2025 krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit më parë. Ky tregues i përshtatur për efektet sezonale shënoi gjithashtu rritje me 1.4%.

Rritja më e ndjeshme u vu re në segmentin e dyqaneve të specializuara që përfaqësohen nga supermarketet.

Sipas INSTAT, volumi i shitjeve në grupin “Tregti hidrokarburesh dhe në njësi tregtare të specializuara” është rritur me 13.2% krahasuar me tremujorin e parë të 2024.

Në terma tremujorë, krahasuar me fundin e vitit të kaluar, tregtia me pakicë është rritur me 1.7% pas përjashtimit të efekteve sezonale.

Rritja është nxitur nga një performancë e fortë te artikujt ushqimorë, pijet dhe duhani në njësitë e specializuara dhe të tjera si dhe nga rritja e volumit për karburante dhe hidrokarbure, që kontribuan ndjeshëm në këtë zgjerim të volumit tregtar.

Shitjet e artikujve ushqimorë në supermarket u rriten me 2.4 pikë %. Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara u rriten me 1.1 pikë përqindje dhe tregtia e hidrokarbureve u zgjerua me 3.2 pikë për qind.

Ky ritëm rritjeje sugjeron një ngjallje të konsumit kryesisht si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2025 është rritur me 4.9 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2024.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 13,2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.

Në tremujorin e parë 2025, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësitë tregtare të specializuara”, është rritur me 1.7 %, krahasuar me tremujorin pararendës.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësitë tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht është ulur me 0.3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në ndryshimin vjetor prej +7,0 %, në tremujorin e parë 2025 ndaj tremujorit të parë 2024, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2.4 pikë përqindje.

Grupi “Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1.4 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +3.2 pikë përqindje.

grafik

Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top