kosto

Ulen kostot e mallrave te importuara, rriten të prodhuesve

Kostot e mallrave të importuara kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Në të kundërt ka qenë tendenca e prodhuesve që kanë parë një rritje të lehtë të kostove.

Ulet Indeksi i Çmimeve të Importit

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2025, arriti 107.7, kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë.

Krahasuar me tremujorin e parë 2024, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0.4%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1.9%.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024 ka një ulje prej 0.3%.

Krahasuar me tremujorin e parë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” shënuan ulje me 5.5%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitetet të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1.2%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94.0%, me 0.1%.

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Konfeksionimi i veshjeve” me 2.1%, pasuar nga “Metalurgjia” me 1.4%, etj. Nga ana tjetër “Industria nxjerrëse” shënoi një rritje me 0.6%.

Rritet lehtë kosto për prodhuesit

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (ICP) arriti 129.7, kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi rritje vjetore me 0.4% dhe rritje tremujore 0.3%.

Rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avull dhe ajri të kondicionuar” me 1.0%, e ndjekur nga seksionet “Industri nxjerrëse” 0.7% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitetet të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.5%. “Industria përpunuese” shënoi një rritje me 0.03%.

Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobiljeve” me 2.1%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Metalurgji” me 2.4%.

ICP për tregun vendas: Shënoi një rritje vjetore prej 0.7%. Rritja vjetore më e madhe u vu re në seksionin “Industri përpunuese” me 1.1% dhe në sektorin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0.8%, ndërsa “Industri nxjerrëse” shënoi një rënie prej 2.8%.

ICP për eksport: Shënoi rritje vjetore prej 0.3%. Rritja më e madhe vjetore u shënua nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 2.8%. Ndërkohë, “Industria përpunuese” shënoi një rënie prej 0.2%.

Monitor

Citimi i Ditës
Albanian Edition

"Mos lejo që frika të vendosë për të ardhmen tënde."

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top