Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane / Faleminderit kryeministër për garantimin e kredive për biznesmenët nga diaspora

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dega në Kosovë, përmes një komunikate për media kanë vlerësuar lartë iniciativën e kryeministrit Albin Kurti për garantimin e kredive për pronar të bizneseve nga diaspora që dëshirojnë të Investojnë në Republikën e Kosovës.

Sipas tyre, ky është një veprim i duhur e që pritet të ketë rezultate të dukshme gjatë ditëve në vijim.

Shkelzen Jusaj, kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dega në Kosovë ka falënderuar kryeministrin Kurti për iniciativën e marrë për garantimin e kredive.

Ai po ashtu, kërkon nga kryeministri për të rishikuar edhe Ligjin për Investime Strategjike, pasi që sipas tij ky ligj, deri më tani, nuk ka arritur të japë rezultat.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top