vjeshta

Vendet më të mira për të shijuar bukurinë e vjeshtës në Europë

Ka qenë një verë e gjatë dhe e nxehtë në Europë, por së shpejti netët do të zgjaten, temperaturat do të ulen dhe pemët do të fillojnë të vishen me gjethet shumëngjyrëshe të vjeshtës.

Shumë vende në BE kanë peisazhe shumë të bukura gjatë stinës së vjeshtës, por ato në vijim janë ndër më të mirat për t’u vizituar.

Transilvani, Rumani

Ndërsa Transilvania është e njohur për legjendat e vampirëve dhe arkitekturës gotike, ajo është gjithashtu ndër vendet më të mira në Europë për peisazhin shumëngjyrësh të vjeshtës.

Një nga vendet më të mira është Pylli Mociar, pylli më i vjetër i Rumanisë i cili mbulon 1,400 hektarë, ideal për t’u eksploruar në një ditë të freskët vjeshte.

Ndërkohë, një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të parë ngjyrat e vjeshtës është në rrugët e Rumanisë që shtrihen në lartësi, si rruga Transfagarasan, që lidh Transilvaninë me Vllahinë.

Liqeni Bled, Slloveni

Natyrë

Liqeni Bled në Slloveni ofron disa nga pamjet më të mahnitshme. Një shëtitje rreth liqenit i lejon vizitorët të shijojnë gjethet e arta.

Ndërsa vjeshta është shumë e ftohtë për të notuar, ka varka për t’u marrë me qira, për të shkuar në ishullin Bled dhe për të bërë disa foto mahnitëse të peisazhit përreth.

Kështjella Neuschwanstein, Bavari, Gjermani

Kështjella

Kështjellat përrallore të Bavarisë duket sikur kanë dalë nga një film i Disney-t. Kështjella Neuschwanstein, e vendosur në një kodër, rrethohet çdo vit nga ngjyrat e vjeshtës.

Ndërkohë, kështjella shtrihet në Alpet e mrekullueshme bavareze dhe u ndërtua si një pallat për mbretin Ludwig II, në fund të shekullit të 19-të.

Gjithashtu, bëni një udhëtim të qetë në Pyllin e Zi të Gjermanisë, ku drurët e elbit, ahu dhe lisi vishen me ngjyrat e vjeshtës, pranë pishave me gjelbërim të përhershëm.

shqip.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top