Vetëvendosja

Vetëvendosja fiton zgjedhjet në Kosovë me mbi 49% të votave

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Lëvizja Vetëvendosja kryesuar nga Albin Kurti ka fitua gati gjysmën e votave në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, çka pritet t’i japë fund paralizimit prej një viti të parlamentit dhe financimit public të vendit. Në konferencën për shtyp z Kurti tha se do të formojë shpejt një qeveri të re.

Partia e Kurtit kryeson me mbi 49%. Kurti u bëri thirrje anëtarëve të opozitës ta mbështesin atë në votimin për marrëveshjet ndërkombëtare të kredisë, të cilat kërkojnë një shumicë prej dy të tretash për t’u miratuar. Dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, morën përkatësisht 21% dhe 13.6% të votave.

Ky është votimi i dytë brenda vitit në Kosovë, pasi Partia Vetëvendosje nuk arriti shumicën në shkurt. Prej disa muajsh tashmë ka patur bisedime të dështuara për koalicion, derisa Presidentja Vjosa Osmani vendosi të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Në fjalën e tij Kurti theksoi, “Dua të falënderoj qytetarët e Kosovës, dhe gjithashtu dua të falënderoj partitë opozitare për fushatën e tyre, për njohjen e kësaj here të rezultatit të zgjedhjeve. Dhe pres me padurim bashkëpunimin me opozitën në lidhje me disa marrëveshje ndërkombëtare që janë në pritje, dhe për to na duhet një shumicë prej dy të tretash, përfshirë planin e rritjes së BE-së, (me vlerë) 880 milionë euro, dy të tretat e të cilave janë kredi dhe një e treta janë grante, pastaj 120 milionë euro të tjera nga tre marrëveshje me Bankën Botërore. Pres me padurim të vazhdoj në mandatin e tretë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Dhe do të shërbej me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e mia sipas programit tonë dhe me ekipin tim të shkëlqyer (për) katër vitet e ardhshme. Sapo rezultatet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne duhet të krijojmë shpejt një parlament nga legjislatura e 10-të dhe pastaj të formojmë menjëherë një qeveri të re. Ne nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të ecim përpara sa më shpejt të mundemi së bashku.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top