vetmia

Vetmia na bën të shtyjmë punët për më vonë

Si ndikon ndjenja e vetmisë në produktivitetin tonë? Çfarë mund të bëjmë për ta përmirësuar?

Pikat kryesore:

Të gjithë kemi përjetuar momente kur kemi shtyrë ndonjë punë – sidomos ato që nuk janë të këndshme. Por për disa, kjo është një sjellje e përhershme. Studimet tregojnë se rreth 25% e të rriturve dhe deri në 80% e studentëve e kanë zakon të shtyjnë detyrat. Një arsye që ndikon në këtë është vetmia – ndjenja se je vetëm, edhe nëse je i rrethuar nga njerëz.

Vetmia është ndryshe nga izolimi. Mund të jesh mes shumë vetëve, por të ndihesh i vetmuar. Dhe kjo ndjenjë, përveçse e vështirë për shëndetin mendor dhe fizik, ndikon edhe te motivimi ynë. Edhe një detyrë e thjeshtë, si përgjigjja ndaj një mesazhi, mund të duket si një mal për t’u ngjitur.

Psikiatri Mark Goulston shpjegon se lidhja mes vetmisë dhe zvarritjes së punëve fillon shpesh që në fëmijëri. Nëse kemi mësuar të lidhim vështirësitë me ndjesinë e të qenit vetëm apo të turpëruar, atëherë edhe më vonë në jetë na duket më e thjeshtë t’i shmangim detyrat, sesa t’i përballojmë.

Ai sjell dy shembuj: një fëmijë që mëson të ecë dhe prindërit e nxisin, i japin kurajo kur bie dhe e lavdërojnë kur arrin sukses – dhe një tjetër që kritikohet ose injorohet. I pari do ta lidhë përpjekjen me përkrahjen, ndërsa i dyti – me dhimbjen. Dhe kjo formon sjelljen që më vonë mund të kthehet në zvarritje të detyrave.

E njëjta gjë ndodh edhe më vonë në jetë – sidomos te të rinjtë që janë tallur apo përjashtuar në shkollë apo në rrethin shoqëror. Këto përvoja i bëjnë të ndihen të pasigurt kur përballen me vështirësi. Nëse nuk kanë një rreth mbështetës, ata vazhdojnë të ndihen vetëm dhe hezitojnë të përballen me sfidat.

Si ta ndalosh zvarritjen e detyrave

Nëse ndihesh sikur po e shtyn gjithmonë një detyrë, pyet veten:

Një tjetër pyetje e rëndësishme është: A e ke më të lehtë të përfundosh punët kur je rreth njerëzve që të mbështesin? Shumica do të thonë po. Studimet tregojnë se ndihma dhe prania e të tjerëve na ndihmon të mos shtyjmë punët.

Nëse ndihesh vetëm, provo të kërkosh mbështetje te miqtë, familjarët, kolegët apo profesionistët si trajnerë ose psikologë. Goulston thotë: “Një person që zvarrit punët mund të bëhet aktiv në praninë e të tjerëve.”

Po nëse nuk ke dikë pranë? Edhe të imagjinosh një person që të mbështet mund të ndihmojë. Mendo për dikë që do të ndiheshe keq ta zhgënjeje – një prind, gjysh, mik, apo mësues. Edhe vetëm në imagjinatë, kjo figurë mund të të motivojë.

Nëse ndihesh i vetmuar, ndoshta edhe po e shtyn miqësimin apo përfshirjen në komunitet. Kjo është normale, sidomos nëse je lënduar më parë. Por të lidhesh me të tjerët është thelbësore – jo vetëm për të mbaruar punët, por për mirëqenien tënde.

Provo të bashkohesh me një grup mbështetës, një klub librash, një kurs të ri, një organizatë vullnetare apo edhe një komunitet fetar. Këto janë mënyra për të njohur njerëz dhe për të ndërtuar lidhje.

Sfidoje veten të dalësh pak nga zona e rehatisë – sepse shpesh ajo që duket frikshme në mendje, është shumë më e lehtë kur e provon. Ashtu si ato punët që, kur i fillon, e kupton që nuk ishin aq të vështira sa mendoje.

Psychologytoday

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top