Vikena Kamenica

Vikena Kamenica solli projektin e saj “Melos“ në zemër të Berlinit

Me 20 Nëntorë 2024 në Kishën franceze në Gendarmenmarkt në Gjermani, Vikena Kamenica solli etno-jazz shqiptar,  projektin e saj të veçantë “Melos”. Vikena Kamenica ka një karrierë 25 vjeçare në Teatrin e Operës në Tiranë.

Një udhëtim muzikor nga të gjitha zonat e shqiptarëve-Jugu, Tirana, Shkodra, Kosova, e deri tek Arbëreshët.

Në kuadër të festave të nëntorit, mezzosopranoja e njohur shqiptare prezantoi projektin e saj unik, mbështetur nga Ambasada Shqiptare dhe Choral Space.

“Këngët tona kanë shumë melodi të bukura, shumë melodi të ndiera”, është shprehur këngëtarja Vikena Kamenica.

“Ky projekt iu dedikua Berlinit, Nëntorit tonë të rëndësishëm” , tha këngëtarja.

“Duke qenë një këngëtare operistike, është shumë kënaqësi kur marr këtë lirinë e të shijuarit të kësaj muzike dhe publiku bëhet pjesë me ty” thotë ajo.

DW

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top