Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka paralajmëruar për një rritje të mëtejshme, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të shpejta.
Në vlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se zhvillimet e shpejta në kreditim, normat konkurruese të interesit, përfitueshmëria e veprimtarisë bankare dhe vijimi i rritjes ekonomike, dëshmojnë për ciklin financiar pozitiv të përshpejtuar që po përjeton ekonomia.
Ndonëse zhvillimet e treguesve të analizuar mbështesin një rritje të mëtejshme të normës së shtesës kundërciklike, mund të jetë e nevojshme që më parë të analizohen efektet i rritjeve të kryera tashmë. Për këtë arsye, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit për Shqipërinë do të mbetet në nivelin 0.5% deri në vendimmarrjen e radhës, në fund të tremujorit të tretë.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë paralajmëron që, nëse cikli pozitiv financiar vijon me ritme të shpejta, rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike të kapitalit duhet të jenë të pritshme për pjesëmarrësit e tregut.
Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet kryesisht në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Vlerat e treguesit paraprak mbeten negative deri në tremujorin I, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, treguesi për tremujorin e parë shënoi një përmirësim rreth 3.5 dhe 1.2 pikë përqindjeje në dy vitet e fundit pas dy dekadash të mbartura, në rënie.
Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatuar të paktën në vitet e tjera dhe e Bankës së Shqipërisë është të egzaminojë të gjithë treguesit në tërësi, që mund të përshkruajnë ecurinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmentet më të caktuara të kreditisë.
Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).
Në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e indeksit TPHP arriti në nivelin 0.59, duke kapërcyer në mënyrë të ndjeshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.
Zhvillimet e periudhës pasqyrojnë një ritëm më të lartë të rritjes së portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme kundrejt një tremujori më parë, por në terma vjetorë norma e rritjes është ngadalësuar. Madhësia e rritjes së kësaj kredie mbetet e krahasueshme me rritjen e përgjithshme të aktivitetit të kredisë bankare, dhe regjistron vlera më të larta sa ritmia nominale e PBB-së. Megjithatë, vlera e përgjithshme është vetëm pak më e lartë se mesatarja e tij historike.
Edhe indeksi i çmimit të banesave vijon të regjistrojë një përshpejtim të ritmit të rritjes për të katërtin tremujor radhë, duke shënuar vlera historikisht të larta.
Ecura e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut të lartë nga ecura e çmimit të banesave. Kjo vlerë arriti një vlerësim vjetor i vlerës së këtij nën treguesi regjistron për të dytin tremujor radhazi vlerë mbi 1.6 dhe mbetet në mesataren historike.
Kjo situatë pasqyron zhvillimet në segmentin e pasurive të paluajtshme, të nxitura si nga kërkesa e brendshme dhe ajo e huaj, si dhe nga rritja e kostove të ndërtimit dhe çmimeve të larta të banesave, për njëkohësisht edhe përmirësimin e besimit të bizneseve dhe individëve, në kushtet e një rënie të ndjeshme të inflacionit dhe pasigurisë.
Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nën treguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përfshin treguesit të tjerë që lidhen me performancën e kreditimit, rritjen e të ardhurave dhe të punësimit dhe nivelin e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme mund të përbëjnë një rrezik të shtuar sistemik.
Edhe nën treguesi i intensitetit të kredisë për ekonominë (vlera absolute e rritjes vjetore të kredisë për ekonominë, i raportuar ndaj vlerës së vjetorizuar të PBB-së) ruan trajektore e tij rritëse duke u rritur më shumë se 2 për qind të PBB-së në dy tremujorët e fundit në vlerore dhe tremujor. Edhe në këtë rast, vlera e përgjithshme është 0.5 përqind më shumë nga norma historike e matur.