zakonet e mëngjesit

Zakonet që e kthejnë mëngjesin në superfuqinë tuaj të përditshme

Shumë njerëz e fillojnë ditën me ngut: zgjohen pak para orës 9:00, dalin nga shtrati me vështirësi dhe futen menjëherë në ritmin e punës, zakonisht pa mëngjes, pa lëvizje fizike dhe pa asnjë moment për veten.. Kjo është konsideruar si një mënyrë “normale” funksionimi.

Por ekziston një kontrast i madh me ata që e fillojnë ditën herët. Mëngjeset e qeta, si ato para lindjes së diellit , tregojnë qartësisht për njerëzit që duken se e kanë jetën nën kontroll . Ata nuk kanë patjetër më shumë fat apo talent , ata thjesht zgjohen më herët dhe i japin vetes një avantazh të rëndësishëm.

Disiplina nuk është dhunti e lindur. Ajo ndërtohet përmes një serie vendimesh të vogla që merren shumë përpara se shumica të hapin sytë. Ja cilat janë zakonisht këto vendime.

1) Zgjohen çdo ditë në të njëjtën orë

Kjo mund të duket e parëndësishme, por është zakon themelor. Kur fillova të zgjohesha në të njëjtën orë, edhe gjatë fundjavave,  trupi im u rregullua natyrshëm. Kisha më shumë energji, fokus dhe një ritëm të qëndrueshëm gjatë ditës.

Përfitimi më i madh? Dita fillon me një “fitore të parë” , ke qëndruar besnik ndaj një angazhimi ndaj vetes.

2) Kryejnë aktivitet fizik të lehtë

Pas një shqetësimi shëndetësor në të dyzetat, kuptova se aktiviteti fizik nuk është opsion, por domosdoshmëri. Kur ushtrohesha në mëngjes, çdo pjesë e ditës rridhte më lehtë: vendimet, komunikimi, madje edhe orët e punës.

Ushtrimet e mëngjesit rrisin përqendrimin, qartësinë mendore dhe humorin. Por mbi të gjitha, ato vendosin standardin e ditës: ti je personi që kryen gjërat e rëndësishme që në fillim.

3) Konsumojnë një mëngjes të vërtetë

Për shumë vite e zëvendësoja mëngjesin me një kafe. Rezultati? Rënie energjie që në orët e para. Kur fillova të ha një vakt të ekuilibruar, energjia dhe përqendrimi u stabilizuan. Përgatitja e një mëngjesi të shëndetshëm është një akt vetë-disipline, tregon se i jep rëndësi trupit dhe mendjes tënde.

4) Qëndrojnë larg telefonit në orën e parë të ditës

Në momentin që prek telefonin, ia dorëzon kontrollin e ditës botës së jashtme , mesazhe, lajme, e-maile. Dita bëhet reaktive, jo aktive.

Njerëzit e disiplinuar e ruajnë orën e parë për veten. E mbrojnë atë hapësirë si një investim në qartësi dhe fokus.

5) Fillojnë me detyrën më të vështirë

Mëngjesi është periudha kur truri është më i freskët dhe vullneti më i fortë. Njerëzit e disiplinuar e shfrytëzojnë këtë moment.

6) Praktikojnë reflektimin

Meditimi, shkrimi i disa mendimeve në ditar, ose edhe disa minuta qetësi të gjitha kanë të njëjtin efekt: krijojnë hapësirë mendore përpara se të nisë vrulli i ditës.

Ky reflektim i shkurtër ul reaktivitetin, përmirëson vendimmarrjen dhe sjell qartësi emocionale.

7) Planifikojnë ditën me synim të qartë

Dikur filloja ditën duke iu përgjigjur e-maileve dhe kërkesave të momentit. Rezultati? Shumë zhurmë, pak thelb. Kur fillova ta nisja ditën me një plan të shkurtër vetëm 2 ose 3 prioritete kryesore ,produktiviteti ndryshoi.

Njerëzit e disiplinuar nuk e lënë ditën t’i marrë përpara. Ata vendosin vetë drejtimin.

8) Kujdesen për hapësirën e tyre

Rregullimi i shtratit, rregullimi i banakut, larja e enëve  janë veprime të vogla, por efektive. Një ambient i rregullt krijon qartësi mendore dhe ul stresin.

Njerëzit e disiplinuar krijojnë rend të jashtëm për të ndërtuar rend të brendshëm.

Asnjë nga këto zakone nuk është i ri apo revolucionar. Por disiplina nuk matet nga ajo që dimë ,matet nga ajo që bëjmë në mënyrë të qëndrueshme.

Njerëzit e disiplinuar nuk kanë superfuqi. Ata thjesht e kanë kuptuar se mënyra si fillon mëngjesin përcakton cilësinë e ditës.

Zgjidh vetëm një nga këto tetë praktika. Vetëm një. Ndiqe për një javë dhe shiko ndryshimin.

Mëngjesi është mundësia jote ditore për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.

siliconcanals.com

Citimi i Ditës
Albanian Edition

Nesër është faqja e parë e një libri me 365 faqe boshe. Shkruaje një të mirë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top