IA

Zëvendësimi me inteligjencën artificiale mund të sjellë një ‘cikël shkatërrimi të talenteve të reja’

Së fundmi, Amazon shkarkoi 14,000 punonjës në korporatë për të financuar “bastet më të mëdha” të kompanisë, duke përfshirë AI-në gjenerative. Ndër kompani të tjera që po reduktojnë staf dhe përdorin AI janë Accenture, Salesforce, Lufthansa dhe Duolingo.

Ekspertët paralajmërojnë se largimi i punonjësve të rinj mund të ketë pasoja afatgjata. Sipas një sondazhi të kryer nga Chartered Institute of Personnel and Development (CIPD) në Mbretërinë e Bashkuar, 62% e punëdhënësve presin që rolet administrative dhe menaxheriale të humbasin për shkak të AI-së. Në SHBA, vendet e punës për të diplomuarit kanë rënë rreth 35% që nga janari 2023.

Fabian Stephany, profesor asistues në Oxford Internet Institute, thotë se rekrutimi i të rinjve është një “investim në të ardhmen”. Edhe pse ata mund të bëjnë gabime dhe kërkojnë trajnim, largimi i tyre rrezikon të krijojë një “bottleneck” të talentit që do të rrisë koston e punësimit në të ardhmen.

Chris Eldridge, CEO i Robert Walters për Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut, shton: “Roli i nivelit fillestar është themeli i liderëve të ardhshëm. Nëse eliminoni shumë pozicione junior, kompanitë do të varen nga punonjësit e jashtëm, duke krijuar një cikël të rrënimit të talentit, me kosto më të larta dhe inflacion të pagave.”

Shumë ekspertë nënvizojnë rëndësinë e të rinjve për lidhjen me kulturën dhe konsumatorët e rinj. “Një kompani që nuk pasqyron shoqërinë rrezikon të humbasë perspektiva të freskëta dhe idetë inovative,” thotë Stephany. Ai paralajmëron se kompanitë që nuk punësojnë të rinj do të ngjajnë me punonjës që po afrohen në pension, pa energjinë e nevojshme për produktet e reja.

Matthew Prince, CEO i Cloudflare, tha se kompania planifikon të punësojë 11,000 praktikantë për të zhvilluar gjeneratën e ardhshme dhe për të sjellë ide të reja. “Nevojitet të mësojmë nga gjenerata e re për të shfrytëzuar IA-në,” tha ai.

Tacit knowledge, ajo dije e pashkruar që ruan funksionimin e brendshëm të një organizate, mbetet thelbësore për vazhdimësinë dhe shëndetin e saj. Të rinjtë konsiderohen si “bartësit e kulturës të së ardhmes”, ndaj mungesa e tyre mund të sjellë humbje të rëndësishme në memorien institucionale, paralajmërojnë specialistët.

Sipas Eldridge, të rinjtë sjellin energji, kuriozitet dhe e vënë organizatën në lëvizje me pyetje e ide të reja. Nëse kjo shtresë mungon, kultura dhe rezultatet e kompanisë rrezikojnë të bien ndjeshëm.

cnbc.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top