Në prag të festave, kur mendja qëndron te dhuratat ideale për familjarët, miqtë dhe kolegët, kemi një sugjerim të veçantë që jo vetëm sjell gëzim, por gjithashtu kontribuon për një kauzë të mrekullueshme: eksploroni produktet dhe shërbimet e sipërmarrjeve sociale të mbështetura nga projekti Towards New Social Entrepreneurship Model in Confiscated Assets in Albania.
Këto produkte jo vetëm janë të veçanta dhe cilësore, por gjithashtu ndihmojnë komunitete dhe nxisin zhvillimin social.
Ku mund të gjeni produktet fantastike?
- Shoqata Mkezh: Për dhurata të personalizuara, zgjidhni një shportë artizanale dhe krijoni bazën perfekte për surprizat tuaja festive.
- Qendra për Edukim Kulinar: Porositni panetone dhe ëmbëlsira të tjera të për gatitura me përkushtim dhe shije.
- Shoqata “qsnnn” Fushë-Arrez: Provoni frutat e pyllit dhe çajrat aromatikë për të kompletuar pasditet festive.
- Gruaja, Komuniteti, Mjedisi – Harmonizuar për zhvillim: Zgjidhni produkte kozmetike organike dhe kujdesuni për shëndetin dhe bukurinë.
- Shërbime Pastrimi DRITA- Cleaning Services: Merrni një shërbim pastrimi në banesa dhe zyra.
- Tradita Ime Artizanale / My Craft Tradition: Qilimat shumëngjyrësh dhe jo vetëm, do i shtojnë ngrohtësinë ambjenteve tuaja.
- Durrësi Aktiv: Për adhuruesit e artit, gjeni dhurata kreative dhe unike të përgatitura me dashuri nga artistë të rinj.
- Arti’Zanave Restaurant Shkodër Albania: Provoni produkte lokale dhe ushqim tradicional të përgatitur me shije nga gratë dhe vajzat shkodrane.
- TIRC: Produktet e brumit, nga kultivimi i grurit me vlerat e duhura ushqimore, vijnë cilësore në tryezat tuaja.
- CELIM Shqipëri: Festat janë për të udhëtuar! Vizitoni Vjosën dhe merrni informacion pranë info-point-it më të ri në vend.
Pse të zgjedhim këto produkte dhe shërbime?
Zgjedhjet tuaja nuk janë thjesht dhurata; ato janë një investim në komunitet dhe një mundësi për të përkrahur ata që punojnë për ndryshim. Këto produkte ndihmojnë në ruajtjen e traditave lokale, krijojnë vende pune dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.
Festat janë momenti i përsosur për të treguar kujdes dhe solidaritet. Prandaj, zgjedhni dhurata që jo vetëm sjellin gëzim tek të dashurit tuaj, por edhe mbështesin ata që punojnë për një botë më të mirë!