Nikoll Camaj u zgjodh si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi.
Shqiptarët në Mal të Zi mbajnë disa poste si ai i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë që mbahet nga Nik Gjeloshaj.
Postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve nga Fatmir Gjekaj si dhe postin e Ministrit të Administratës Publike nga Marash Dukaj.
Nik Gjeloshaj ka uruar me një postim përmes rrejteve sociale Nikoll Camaj.
“Një tjetër fitore për Forumin Shqiptar, një tjetër fitore për shqiptarët.
Nikollë Camaj është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, ku kjo zgjedhje përfaqëson vazhdimësinë e promovimit, faktorizimit dhe integrimit të shqiptarëve në funksionet më të larta shtetërore.
E gjithë kjo është rezultat i politikës së urtë, kombëtare dhe largpamëse të Forumit Shqiptar, i cili gjithë platformën e vetë politike e fokusoi në përparimin dhe zhvillimin ekonomik të popullit shqiptar.
Me sy të lirë mund ta vëreni të gjithë ju se politika e Forumit Shqiptar ka realizuar avancimin më të madh të shqiptarëve në këto 50 vitet e fundit, dhe ky është vetëm fillimi, më e mira nuk ka ardhur ende!
Urime Nikollë, t’u priftë e mbara!” – shkruan ai.