Bebe Rexha, përkrah pasagjerëve të tjerë në Aeroportin Nënë Tereza, nuk përdor hyrjen VIP

Bebe Rexha, ylli botëror i muzikës, ka zgjedhur rutinën normale në Aeroportin Nënë Tereza dhe jo linjën VIP të hyrje-daljes. Emrat e njohur shqiptarë shquhen për dashurinë për Shqipërinë, por kjo zgjedhje ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Duket se këngëtarja amerikane, me gjak shqiptar, i ka dhënë mundësi vetes të prekë nga afër dhe drejtpërdrejt rrënjës e saj, duke ndjerë dhe takuar shqiptarë, ndërkohë që u dha mundësi edhe shumë fansave të bëjnë selfie me të.

Në mediat sociale, shumë të rinj e kanë vlerësuar këtë zgjedhje, duke theksuar se Bebe Rexha, nuk është vetëm një artiste e shkëlqyer por edhe një njeri me zemër të madhe, ashtu siç shqiptarët e duan.

Për herë të parë, Bebe Rexha performoi në Kosovë, në festivalin “Synny Hill”, ku sipas planeve, duket se do të jetë pjesë e tij edhe në vitet në vijim dhe zhvilloi një vizitë në Dibrën e Madhe, aty ku ka lindur dhe është rritur babai i saj.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top