Shumë prindër, kur fëmija i tyre ndjen trishtim, frustrim apo zemërim, kanë instinktin e parë të përpiqen ta ngushëllojnë dhe ta bëjnë të lumtur. Por ky është një gabim kritik, thotë Becky Kennedy, psikologe klinike e trajnuar në Universitetin Columbia dhe nënë e tre fëmijëve. Sipas saj, ndërhyrja e vazhdueshme për të ngritur humorin e fëmijës gjatë momenteve të vështira dëmton reziliencën e tij dhe e bën më pak të aftë për të përballuar situata të vështira.
Në vend të kësaj, bëjeni detyrën, të jeni mbështetje, të jepni këshilla dhe të dëgjoni, jo të bëheni superhero kur nuk është e nevojshme, thotë Kennedy.
“Detyra e një prindi nuk është ta bëjë fëmijën të lumtur ose të heqë çdo pengesë në rrugën e tij,” shprehet Kennedy, e cila drejton edhe podcastin për prindër “Good Inside”. “Detyra jonë në ato momente të vështira është të shohim një version më të aftë të fëmijës tonë sesa ai mund ta arrijë vetë.”
Fëmijët mësojnë duke bërë gabime, duke u frustruar dhe duke mos marrë gjithmonë atë që duan, shpjegon Kennedy. Nëse fokusohemi vazhdimisht te lumturia e tyre, në vend që t’i ndihmojmë të menaxhojnë emocionet e tyre dhe të veprojnë në mënyrë të përshtatshme, po ua bëjmë një shërbim të keq.
“Mësimi është shumë i rrëmujshëm. Ai përfshin shpërthime emocionale, thirrje si ‘Jam kaq budalla’ apo ‘Nuk mundem’,” thotë Kennedy. Ndërhyrja jonë i privon nga mundësia për të mësuar vetë dhe për t’u ndjerë si mësues rezilient i jetës.
Për shembull, kur fëmija po lufton me detyrat e matematikës, Kennedy sugjeron që prindërit ta fuqizojnë për të gjetur zgjidhje vetë. Ata mund të qajnë, të bëjnë shaka apo t’ju lutet t’i bëni detyrat për ta. Përgjigjja e rekomanduar është:
Ke të drejtë, ky ushtrim matematikor është vërtet i vështirë. Ndjenjat që ke janë normale. Mund të qëndroj pranë teje, mund të të ndihmoj të marrësh frymë thellë, por nuk do ta bëj për ty, sepse e di që ti mund ta zgjidhësh. Unë besoj tek ti. Kemi për ta kaluar këtë së bashku.”
Ky qëndrim empatik, por i vendosur, jo vetëm që vlerëson ndjenjat e fëmijës, por ndërton edhe reziliencë dhe besim tek aftësitë e veta ,një element kyç për suksesin dhe inteligjencën emocionale të të rriturve, sipas psikologes zhvillimore Aliza Pressman.
“Kur fëmijët kuptojnë që dështimet nuk janë kufizime të përhershme, krijohet hapësirë për arritje të reja,” shkruan Pressman.
Nëse keni pasur zakon të dorëzoheni ndaj të qarave apo kërkesave të fëmijës, ndjekja e këshillave të Kennedy mund të duket e vështirë. Por rezultatet janë të dukshme shpejt. Fëmijët do të tregojnë më shumë reziliencë, do të rregullojnë emocionet më shpejt dhe do të varen më pak nga qetësimi i prindit, thotë Kennedy. Vetë-biseda e fëmijës do të përmirësohet gjithashtu.
“Fjalët që u themi fëmijëve bëhen fjalët e tyre për veten. Kur disa herë thua, ‘Po, është e vështirë, por ti je një fëmijë që mund të përballojë gjëra të vështira, do të vijë një moment kur do ta dëgjosh fëmijën të thotë vetë këtë.”
