IA

Avantazhet e të qenit sipërmarrës i ri në epokën e inteligjencës artificiale

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Para se të diplomohej në Universitetin e Bath-it në vitin 2024, Arnau Ayerbe kishte siguruar një pozicion shumë të lakmuar si inxhinier i inteligjencës artificiale në JP Morgan. Megjithatë, ai u ndje shpejt i kufizuar dhe i painteresuar.

Së bashku me Bergen Merey, një mik universitar ata bashkuan forcat në Londër në vitin 2023 për të themeluar Throxy, një kompani që krijon agjentë të inteligjencës artificiale për ekipet e shitjeve.

Sot, janë 24 vjeç dhe kanë siguruar pothuajse 5 milionë paund investime në dy raunde financimi, ndërsa shitjet vjetore arrijnë afro 1.2 milionë paund. Ata janë pjesë e një vale gjithnjë në rritje të 20-vjeçarëve që zgjedhin të ndërtojnë bizneset e tyre.

Sipas të dhënave të Enterprise Nation, në Mbretërinë e Bashkuar 62% e Gjeneratës Z  të lindur mes viteve 1997 dhe 2012 shprehin dëshirën për të nisur një biznes. Kjo prirje pasqyrohet edhe në shifrat e British Business Bank, ku numri i kredive të dhëna për sipërmarrësit e Gjeneratës Z është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

Ndërsa Ayerbe pranon: “Nëse do ta dija paraprakisht sasinë e përpjekjes dhe punës që kërkohej për ta çuar kompaninë deri këtu, ndoshta nuk do ta kisha nisur kurrë.” Sipas tyre, një nga avantazhet kryesore që kanë përballë brezave të tjerë është familjariteti i natyrshëm me IA-le.

“Puna me modelet e para të ChatGPT, përpara se të bëheshin publike, më dukej si magji,” thotë Merey. “Ishte e qartë që po vinte diçka transformuese, që do të ndryshonte rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë si njerëz.”

Të qenit drejtues biznesi në të 20-at shpesh shoqërohet me paragjykime. Këtë e ka përjetuar edhe Rosie Skuse, e cila në fillimet e saj shpesh ngatërrohej me asistente. “Disa njerëz as nuk ma shtrëngonin dorën. Ishte shumë e vështirë,” kujton ajo, por sapo filloja të flisja, e kuptonin që dija çfarë po bëja. Ky efekt surprize shpesh bëhej një armë e fshehtë.”

Sot 29 vjeç, Skuse është themeluese dhe CEO e Molto Music Group, një agjenci muzikore që bashkëpunon me emra luksozë. Kompania arriti milionin e parë në vitin 2023 dhe realizoi 1.6 milionë paund xhiro në 2025, duke punësuar shtatë persona me kohë të plotë.

“Të jesh i ri dhe të ndërtosh një kompani të re mund të jetë freskuese dhe më e paharrueshme,” thotë ajo.

Sipërmarrësit me përvojë kanë edhe këshilla për brezin e ri. Lee Broders, 53 vjeç, thekson se fitimi i milionit të parë nuk është gjithçka.

“Shpejtësia mund të fshehë themele të brishta. Rritja e shpejtë nuk do të thotë domosdoshmërisht qëndrueshmëri,” paralajmëron ai.

Ndërsa Sarah Skelton, e cila nisi biznesin e saj të parë në moshën 46-vjeçare, shpreh shqetësimin se të rinjtë mund të humbasin aftësi kyçe lidershipi.

“Përvoja e jetës dhe rrjeti profesional janë thelbësore. Kur je shumë i ri, rrjeti ende nuk është ndërtuar  dhe kjo e bën rrugën shumë më të vështirë,” përfundon ajo.

bbc.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top