Ditën e sotme kanë nisur Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë në historinë e saj në Lojërat Olimpike Dimërore me katër sportistë në disiplinën e skive alpine. Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa do mbrojnë ngjyrat kuqezi një moment historik për sportin shqiptar.
Denni Xhepa do të jetë sportisti më i angazhuar, duke garuar në të katër disiplinat për meshkuj: Doënhill, Super Gjigant, Slalom gjigant dhe Slalom. Ndërkohë, Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në dy disiplina, Slalom Gjigant dhe Slalom, ndërsa Lisa Brunga do të garojë vetëm në disiplinën e Slalomit.
Denni Xhepa do të zbresë në pistë më 7, 11, 14 dhe 16 shkurt
Lara Colturi dhe Semire Dauti do të garojnë më 15 shkurt në Slalom Gjigant dhe më 18 shkurt në Slalom
Lisa Brunga do të garojë më 18 shkurt, në Slalom.
Shqipëria shpreson që kjo pjesëmarrje të shënojë një hap të rëndësishëm për sportet dimërore dhe të sjellë rezultate të suksesshme në skenën olimpike.
