Festat e fundvitit me drita dhe simbolet e harmonisë familjare, shpesh portretizohen si koha e përsosur për të festuar lidhjet më të thella.
Për ata që jetojnë në një familje jo-tradicionale, qoftë me një prind apo me prindër të ndarë, festat bëhen një provë emocionale.
Si mund t’i kthejmë festat në kuptimplota pa presionin për të qenë të përsosur?
Pritjet e përsosmërisë, të përforcuara nga imazhet e idealizuara të familjeve të lumtura, rrezikojnë të lënë në hije atë që është më autentike.
Autenticiteti vjen nga njohja e emocioneve dhe aftësia për të përjetuar çdo moment, pa mohuar papërsosmëritë që na bëjnë njerëz. Të jesh autentik gjatë festave do të thotë të përqafosh çdo nuancë emocionale. Gëzimi dhe melankolia e festave mund të bashkëjetojnë, ashtu si e qeshura alternohet me heshtjen.
Në këtë pranim ekziston liria për të krijuar një eksperiencë të sinqertë dhe ndryshe.
Familja është si një pemë e gjallë, e cila degëzohet, ndryshon dhe përshtatet me kalimin e kohës.
Rrënjët e saj zhyten në të shkuarën, të ushqyera nga lidhjet më të thella, por çdo stinë e re sjell transformime: lindje që shtojnë filiza të rinj, largime që lënë degë boshe, humbje që shënjojnë trungun me plagë të dukshme dhe të padukshme.
Dhe ndonjëherë, midis degëve, ka hapësirë edhe për vetminë.
Ajo heshtje që duket sikur mbështjell pemën në ditët e dimrit, kur gjithçka duket e qetë. Por pikërisht në atë heshtje qëndron një forcë e fshehur, e gatshme për të gjeneruar jetë të re.
Gjatë festave, pema familjare ndizet, por dritat nxjerrin në pah edhe “papërsosmëritë e saj”:
- Degët e thyera.
- Ato që janë përkulur nën peshën e kohës.
- Gjethet që nuk janë më ..
Mungesa e një njeriu të dashur mund të shfaqet me forcë, si një degë e zbrazët. Por kjo mungesë, në vend që të lërë në hije gëzimet, mund të mirëpritet si një ftesë për t’i dhënë vlerë kujtimeve.
Një gjest i thjeshtë, si ndezja e një qiriu, dedikimi i një dollie ose tregimi i një historie për dikë që nuk është më me ne.. Bëhet një mënyrë për t’u rilidhur me rrënjët tona, për të mbajtur gjallë atë që ka vërtet rëndësi.
Këto frymëzojnë tradita të reja në shtëpinë tuaj.
Pema familjare, me të gjitha papërsosmëritë e saj, nuk ndalet kurrë së jetuari, rritet dhe vazhdon përshtatet.
Për prindërit e ndarë, festat mund të ndihen si një pemë e madhe e ndarë në dysh, me degë që shtrihen në drejtime të ndryshme.
Nga njëra anë është gëzimi që mund të përqafoni fëmijët tuaj, t’i shihni ata të qeshin.
Nga ana tjetër, ka peshën e heshtjes në momentet kur ato degë duken shumë të largëta për t’u ndërthurur.
Edhe fëmijët e prindërve të ndarë ndonjëherë e gjejnë veten të humbur në këtë pyll emocionesh. Ata mund të ndiejnë presionin që duhet të jenë kudo dhe të kënaqin të gjithë, duke sjellë në zemër një ndjenjë faji.
Ndonjëherë, për t’i bërë të ndihen të sigurt, mund të mjaftojë një fjalë e mirë, një gjest që i mbështjell si një përqafim.
Është e rëndësishme që ata të dinë se rrënjët e lidhjes së tyre me prindërit janë të thella dhe të pathyeshme. Edhe nëse degët rriten në drejtime të ndryshme.
Familjet e gjera janë si një kopsht i egër, ku çdo bimë rritet me ritmin e vet, duke ndërthurur rrënjët dhe gjethet në mënyra unike. Është një moment në të cilin dallimet mund të duken të rënda, por është gjithashtu një mundësi për të zbuluar sesi ndryshimi pasuron.
Qetësia, në një familje të gjerë, nuk vjen me një kërcitje gishtash. Është një proces delikat, në të cilin nevojiten respekt dhe durim, ku çdo anëtar mund të hedhë rrënjë pa u ndjerë jashtë.
Është thelbësore që të gjithë të ndihen të mirëpritur, që nga të vegjlit e deri te partnerët e rinj, miqtë e mbetur vetëm.
Të pranosh se jo gjithçka do të jetë perfekte është çliruese: disa tensione ose ngjarje të papritura janë pjesë e procesit të natyrshëm të përshtatjes, por janë pikërisht këto momente që u japin thellësi dhe autenticitet lidhjeve.
Përgatitja e një dreke së bashku, dekorimi i shtëpisë apo shkëmbimi i historive forcon bashkimin, duke i dhënë vlerë kontributit të secilit.
Edhe më të vegjlit mësojnë se bashkimi nuk lind nga homogjeniteti, por nga respektimi i dallimeve.
Qoftë një ndarje apo humbje, mungesa e një partneri me të cilin të ndajë ngarkesën dhe gëzimet e festave mund të bëjë që vetmia të shfaqet.
Nuk ka nevojë për festa të mëdha apo dhurata të shtrenjta. Ajo që ka rëndësi është ngrohtësia e një pranie të vazhdueshme, një buzëqeshje dhe heshtje e përbashkët që flet për afërsinë.
Kujtimet që lindin në këto momente nuk kanë nevojë të bëjnë zhurmë: janë ato që me kalimin e kohës bëhen shtyllat e një qetësie të re.
Fëmijët mund të ndiejnë edhe mungesën e prindit, por ajo që ka rëndësi është cilësia e kohës së kaluar me ata që janë aty.
Një prind që mirëpret emocionet mund të krijojë një mjedis të sigurt për fëmijët.
Marrëdhëniet në distancë dhe largësia nga të dashurit gjatë festave kanë shijen e hidhur të nostalgjisë. Si të shikosh një yll që e di që është shumë larg, por që ende e ndjen afër në zemrën tënde.
Në këto raste teknologjia, pavarësisht ftohtësisë së saj të dukshme, mund të shndërrohet në një urë të çmuar.
Një video-telefonatë nuk është thjesht një ekran: është një buzëqeshje që shtrihet, një zë që kalon, një vështrim që gjen sërish vendin e vet.
Ndarja e momenteve të ditës, shkëmbimi i dhuratave virtuale apo edhe ulja në tavolinë para ekranit, kujton se dashuria di ta gjejë rrugën e saj.
Krijimi i ritualeve të reja nga distanca është një akt dashurie që kapërcen të gjithë kufijtë.
- Shikimi i të njëjtit film në të njëjtën kohë.
- Përgatitja e një recete së bashku.
- Shkrimi i një letre me duart tuaja janë mrekulli të vogla që shkurtojnë distancat.
Festat shpesh janë vetëm kjo: të ndjehesh si në shtëpi, kudo që të jesh, sepse lidhjet më të vërteta janë ato që nuk prishen, as nga larg.
Përballja me grindjet dhe një ndarje gjatë pushimeve është si të ecësh në tokë të ngrirë: çdo hap duket i pasigurt. Ekuilibri arrihet midis rrëshqitjeve emocionale dhe momenteve të papritura të stabilitetit.
Trishtim, zemërim, nostalgji: të gjitha këto emocione dalin me forcë. mirëpritja e tyre, pa u përpjekur t’i përzënë, është hapi i parë për t’i kaluar.
Çdo fund sjell me vete një farë rilindjeje.
Dikush, mund të merr një moment për t’u ndalur, për të parë brenda dhe për të pyetur veten: çfarë dua të ndërtoj nga këtu e tutje?
Të zbulosh mënyra të reja për të festuar nuk do të thotë të fshish atë që ka qenë, por të pasqyrojnë se kush jemi tani. Këto momente janë si tulla që, një nga një, ndërtojnë një shtëpi të re emocionale në të cilën ndiheni të sigurt.
Të gjithë nën të njëjtin qiell
Festat përtej dritave vezulluese dhe traditave, na ftojnë të kthehemi tek ata që jemi në të vërtetë: Qenie të papërsosura, në kërkim të lidhjes, ngrohtësisë dhe veçantisë.
Çdo familje, me kompleksitetin dhe ekuilibrat e saj të pasigurt, mund të sjellë me vete një bukuri unike.