Toyota

Toyota mban kurorën e shitjeve globale në vitin 2024

Toyota Motor shiti 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke kryesuar shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi.

Grupi Toyota, i cili përfshin prodhuesin e kamionëve Hino Motors dhe prodhuesin e mini-veturave Daihatsu Motor, ka shitur 10,82 milionë njësi në vitin 2024, një rënie prej 3,7 për qind nga viti i kaluar, shkruan Reuters.

Krahasuar me vitin e kaluar, Toyota pësoi një rënie prej 3,7 për qind. Megjithatë, shitjet në Amerikën e Veriut janë rritur me 4,3 për qind, për të shkuar në 2,73 milionë automjete, ndërsa shitjet në Evropë gjithashtu janë rritur me 3,6 për qind, duke regjistruar 1,17 milion njësi.

Ndërkohë, përballë konkurrencës së ashpër të çmimeve, shitjet në Kinë kanë rënë 6,9 për qind, në 1,78 milion njësi.

Shitjet e automjeteve elektrike të Toyotas janë rritur me 34,5 për qind në 139.892 njësi, ndërsa shitjet e automjeteve hibride kanë shënuar rritje me 21,1 për qind në 2024 krahasuar me vitin 2023, për të arritur në 4,14 milionë njësi.

Rivali kryesor i Toyotas, Volkswagen i Gjermanisë, ka dalë i dyti në shitjet globale me 9,03 milionë njësi, një rënie me 2,3 për qind në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top