Duke qenë se viti 2024 është afër, revistat e udhëtimit po nxjerrin në pah rekomandimet për udhëtimet në vitin e ardhshëm, kështu që National Geographic së fundmi publikoi një listë të destinacioneve më të lezetshme për vitin 2024.
Lista përfshin 30 destinacione në të gjithë botën, duke nisur nga Alpet Shqiptare e deri te pyjet e Andrefanës në Madagaskar. Europa dominon pothuajse gjysmën e listës me 13 destinacione, duke përfshirë kryeqytetin e Maltës, Valetta dhe Pompein në Itali.
Në vendin e parë të “The Cool List 2024” ndodhen Alpet Shqiptare, masivi malor nga veriu i Shqipërisë në jug të Kosovës dhe në verilindje të Malit të Zi.
“Kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë bazën e luginës”, shkruhej ne artikull.
Në vendin e dytë në listë është Belfasti, në vendin e tretë është Emilia-Romagna në Itali, e ndjekur nga Galloway dhe Southern Ayrshire në Skoci, Nordland në Norvegji, si dhe North Yorkshire në Angli.
Për të parë të gjitha destinacionet kliko këtu.