women

Apliko deri me 15 maj në Women Startup Competition Albania!

 

Qendra Kallz, është në kërkim të startupeve inovative, të drejtuara nga gra dhe vajza, të cilat dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme. Programet e mentorimit dhe trajnimit do t’ju hapin rrugë në konkursin ndërkombëtar që nis me Women Startup Competition Albania. 

E njohur si një platformë e dedikuar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse, ky kompeticion vjen me një shans të jashtëzakonshëm për t’u prezantuar njëkohësisht brenda dhe jashtë vendit.

Për të qenë pjesë e kësaj mundësie, ju mund të aplikoni deri me 15 Maj.

 

 

Programi ka fituar besimin dhe interesin e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, të cilat vendosen në krah të grave dhe vajzave në biznes, me bindjen se sipërmarrja femërore është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.

Për të dytin vit radhazi, mbështetësi kryesor i Women Startup Competition në Tiranë është BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF).

 

Partnerët mbështetës gjatë këtij viti janë edhe kompanitë me emer në fushën e financave, inovacionit dhe teknologjisë në vend si, kompania fintech Easy Pay, Institucioni Financiar NOA, Kompania Softwerike Logical, Adriatik Hotel si dhe UBA Bank

Pjesë e skuadrës mbështetëse është edhe organizata Women on Boards Albania, Agjencia Shtetërore Startup Albania, Ministria e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit Albania Tech dhe Businessmag.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top