GRU Space, startup-i që synon të ndërtojë një hotel për turistët hapësinorë në Hënë

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

 

Skyler Chan nuk është një themelues i zakonshëm, por një pilot i trajnuar në Forcën Ajrore që në moshën 16-vjeçare. Tashmë 22 vjeç, drejton startup-in hapësinor GRU Space me ambicie të jashtëzakonshme që synon ndërtimin e hotelit të parë të njerëzimit në Hënë. Projekti synon të hapë dyert për “turistët hapësinorë” rreth vitit 2032, duke sjellë një hap të madh nga fantashkenca drejt realitetit komercial.

GRU Space u themelua në 2025. Aktualisht, kompania po merr aplikime nga personat të gatshëm të vendosin depozita deri në 1 milion dollarë për një mundësi të rrallë për të qëndruar në atë që shpresohet të bëhet hoteli i parë në Hënë.

Eksperienca synon udhëtarët që kanë përvojë me hapësirën private, por edhe ata tërhequr nga idetë e jashtëzakonshme, përfshirë çiftet që ëndërrojnë një “honeymoon” një herë në jetë në Hënë.

Ajo që e bën GRU Space ndryshe nuk është vetëm ambicia, por edhe mënyra se si planifikon ta realizojë. Në vend që të transportojë materiale nga Toka, kompania synon të përdorë sisteme robotike për të kthyer tokën hënore në blloqe ndërtimi të forta, duke krijuar habitat modular që mund të rezistojnë kushtet e vështira të Hënës.

Nëse miratimet rregullatore japin dritën jeshile, ndërtimi mund të fillojë që në 2029, me mysafirët e parë që priten të mbërrijnë rreth vitit 2032, një afat që përputhet me planet e NASA-s për vendosje të përhershme njerëzore në Hënë.

Çdo hap i GRU Space është i lidhur ngushtë me historinë personale të Chan. “Kam qenë i magjepsur nga hapësira që kur isha fëmijë,” thotë ai. “Kam ëndërruar gjithmonë të bëhem astronaut dhe ndihem me fat që po punoj për ëndrrën time.”

Rruga e Chan për të krijuar GRU Space është e jashtëzakonshme. Që në adoleshencë ai trajnohej si pilot i Forcës Ajrore, punoi në softuer për automjete në Tesla dhe kontribuoi në një eksperimenti të 3D printimit të mbështetur nga NASA, i cili u dërgua në hapësirë. Në moshën 21-vjeçare, ai themeloi GRU Space dhe u pranua në Y Combinator si themeluesi më i ri solo i një startup-i hapësinor. Kjo përzierje e eksperiencës praktike në aviacion dhe aftësive inxhinierike i jep një perspektivë të rrallë: ambicie të madhe të shoqëruar me aftësinë teknike për ta realizuar.

 

 

Vizioni i tij nuk ndalet këtu, GRU Space synon të ndihmojë në ndërtimin e bazës së parë të përhershme amerikane në Hënë, me rrugë, depo dhe infrastrukturë e më tej të zgjerohet në habitatet më të mëdha në Mars apo stacione në rripin e asteroidëve.

Së bashku, këto projekte tregojnë një të ardhme ku jeta dhe puna jashtë Tokës nuk është më fantashkencë, por një ekonomi e re që po zhvillohet hap pas hapi.

“Nëse do të arrijmë sukses, miliarda jetë njerëzore mund të lindin në Hënë dhe Mars dhe të përjetojnë bukurinë e jetës në këto planeta,” thotë Chan.

Për GRU Space, rruga përpara mund të jetë ende në zhvillim, por ambicia është e qartë të kthejnë idenë e jetës jashtë Tokës në realitet, hap pas hapi.

Foundet

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Mos u ndal kurrë së bëri më të mirën tënde.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top