menaxheri

Katër pyetje që çdo menaxher duhet t’i bëjë vetes

E vetmja gjë, që menaxherëve u mungon, me siguri është koha. Ata shpesh bëjnë si punët e tyre ekzistuese, ashtu edhe mbikëqyrin të tjerët.

Atyre u duhet të lundrojnë nëpër burokraci, u duhet të autorizojnë shpenzime, kërkesa e shumë të tjera.

Por, është e mundur që edhe menaxherët e mbingarkuar dhe të stresuar t’i bëjnë vetes pyetje, që nxisin reflektim.

“A do ta punësoja përsëri këtë person?”

Ekziston një kategori e tërë pyetjesh, që drejtuesit duhet t’i bëjnë vetes, të cilat në thelb kanë të bëjnë me keqardhjen dhe ndjenjën e fajit.

Peter Drucker, ekspert i menaxhimit, u bëri thirrje shefave, që të rishpërndanin burimet e pakta, në drejtime më të dobishme, duke kërkuar aktivitete të ndryshme.

“Nëse nuk do ta kishim bërë një gabim, a do të kishin të njëjtat njohuri dhe aftësi si tani?”

Për të shmangur mbingarkimin e takimeve, ju ndihmon të pyesni veten dhe të tjerët, nëse mbledhjet janë vërtet të nevojshme.

Disa firma bëjnë një ‘detoksifikim’ të takimeve, duke ‘spastruar’ kalendarët e stafit.

“Sa shpesh po dëgjoj mospajtim mbi çështje të ndryshme?”

Kjo pyetje e dobishme vjen nga Amy Edmondson, profesore në Shkollën e Biznesit të Harvardit, më e njohur për punën e saj mbi sigurinë psikologjike.

Shumica e menaxherëve, mund të krijojnë një mjedis pune, në të cilin anëtarët e ekipit ndihen rehat të shprehim mospajtimin e tyre për çështje pune.

“Çfarë duhet të automatizojmë?”

Ekziston një arsye e qartë për ta bërë këtë pyetje tani, kur inteligjenca artificiale ofron mënyra të reja për të rimenduar punën e zyrës.

Por, është një nga ato, që menaxherët duhet t’ua japin ekipeve të tyre në mënyrë rutinore. Sasia e kohës, që njerëzit shpenzojnë në aktivitete të përsëritura të panevojshme, ul produktivitetin dhe moralin.

Zbulimi i këtyre burimeve të mërzisë dhe zhgënjimit, mund të çojë në staf më të angazhuar dhe produktivitet më të madh.

“Sa njerëz po largohen nga ekipi im?”

As “të gjithë” dhe as “asnjë”, nuk janë domosdoshmërisht përgjigjet e duhura për këtë pyetje.

Kjo për shkak se një nga ‘sëmundjet’ më të këqija, që prekin organizatat, janë menaxherët që e përqëndrojnë njohurinë, talentin dhe mundësitë të vetja e tyre.

Një sjellje e tillë nuk është e dëmshme vetëm për punonjësit, mundësitë e të cilëve për përparim janë të kufizuara, si dhe për firmat, të cilat mund të humbasin njerëz të mirë si rezultat. Gjithashtu dëmton edhe vetë menaxherët.

Shqip.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top