Përvojat dhe mesazhet e disa prej sipërmarrësve dhe personazheve të suksesshëm shqiptarë nëpër botë publikuar në Vaspas, shumica e të cilëve intervistuar nga ekipi ynë.
Nëse ky vit që po mbyllet të duket i vështirë, sikur nuk ke arritur mjaftueshëm, sikur gjërat nuk shkuan mirë, mendoje edhe një herë. Pikërisht pas shkëlqimit të suksesit të shumë përsonave, sfidat e një pune të mundimshme kanë qenë dhe sigurisht vazhdojnë të jenë. Më poshtë kemi përmbledhur reflektimet dhe mesazhet për të rinjtë në fillimet e tyre të karrierës, apo në sipërmarrje, ndarë me ne gjatë intervistave të zhvilluara këtë vit për Vaspas, gjithashtu edhe disa media të tjera të publikuara në Va-spas.
Lauren Fundos, themeluese e startupit “Forte” USA
Startupi i saj në fushën e fitnesit arriti të financohet 17 milionë dollarë para se të blihet këtë vit nga Echelon Fitness dhe të bëhet një kompani globale, lider në këtë fushë. Lauren drejton sot një segment të rëndësishëm të Echelon.
Në një intervistë për Vaspas ajo tha, Është e lehtë kur je i zhytur në punë të harrosh të ndalesh dhe të vlerësosh sa larg ke ardhur. Por, është e rëndësishme të ndalosh, të njohësh fitoret e mëdha dhe momentet e veçanta. Ka shumë rëndësi, pasi nuk ka të bëjë vetëm me destinacionin, por edhe me udhëtimin. Lexo Intervistën!
Atifete Jahjaga, ish Presidente e Kosovës, një intervistë të dhënë për HBR, publikuar në Vaspas
Në fillim të karrierës sime, rreth 30 vjet më parë, mësova se duhet të besosh te vetja dhe në potencialin tënd, të investosh në veten tënde dhe të mos lejosh kurrë askënd të të dekurajojë. Nuk do të ketë kurrë diçka në këtë botë që nuk do të jesh në gjendje ta bësh nëse e provon.
Mos bëj kurrë kompromis me parimet që përfaqëson. Sepse në momentin që i thua vetes “Do të bëj një kompromis të vogël vetëm një herë dhe nuk do ta bëj më kurrë”, mbaji mend fjalët e mia – ky do të jetë vetëm fillimi. Në fund, nuk do ta dish se çfarë përfaqëson në të vërtetë. Unë nuk e bëra kurrë këtë. A i vështirësoi gjërat? Po. A më bëri të bëja më shumë përpjekje? Absolutisht. Megjithatë, rezultati përfundimtar ishte shumë më i mirë dhe shumë më shpërblyes. Lexo Intervistën!
Linda Shomo, CEO Easy Pay, Shqipëri
Gjatë 15 viteve të aktivitetit, EasyPay ka investuar fort në edukimin financiar të tregut dhe qytetarëve, duke shpjeguar përfitimet, sigurinë dhe thjeshtësinë e përdorimit të shërbimeve FinTech. Ky proces ka qenë vendimtar në një mjedis ku kultura e pagesave elektronike ishte ende në fazë të hershme.
Po aq e rëndësishme ka qenë edhe filozofia jonë e pandryshueshme për cilësi të lartë shërbimi, duke eliminuar vonesat, gabimet dhe çdo eksperiencë që mund të prishtë besimin e përdoruesve. Ne e kemi vendosur korrektësinë operacionale në themel të çdo procesi.
Një tjetër shtyllë kyçe ka qenë inovacioni i vazhdueshëm. Që në ditën e parë sollëm pagesat real–time. U bëmë kompania që lançoi portofolin e parë elektronik në Shqipëri në vitin 2014, mundësuam pagesat peer-to-peer instant gjatë pandemisë Covid në 2020, dhe së fundmi gjatë këtij viti, me Open Banking, realizuam transaksionin e parë të këtij lloji, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së pagesave.
Vizioni ynë ka qenë i rrënjosur te financial inclusion, duke ofruar shumëllojshmëri kanalesh pagesash që u përshtaten të gjitha shtresave të popullsisë: pagesa me E-Wallet, karta, cash në mbi 560 pika agjente, si dhe tashmë përmes Open Banking.
Por mbi të gjitha, suksesi i EasyPay është rezultat i ekipit tonë, një kombinim njerëzish këmbëngulës, vizionarë dhe të përkushtuar ndaj misionit për të demokratizuar shërbimet financiare në vend për çdo shtresë të popullit.
Këshilla për të rintë: Mos kini frikë nga sfidat e fillimit, punoni shumë, bëni nga një hap i vogël çdo ditë (por të menduar mirë) dhe rezultatet do vijojnë vetë pas. Lexo Intervistën!
Micky Haxhiislami, CEO Intermedico Japan, Japoni
Çmimi i suksesit të mirëfilltë në realitet është shumë i lartë. Dikujt ndoshta i nevojiten më pak vite e dikujt më shumë, por gjithsesi duhet të llogarisni një periudhë të gjatë para se të filloni t’i shijoni frutet e suksesit. Prandaj ju them të keni durim, të jeni të fokusuar në punën tuaj, këmbëngulës dhe kurrë mos u dorëzoni. Anjëherë nuk është vonë për ta shijuar jetën në maksimum, prandaj vetëm durim, sepse suksesi herët a vonë do vijë. Mua personalisht më janë dashur plot 10 vite për t’i shijuar frutet e para.
Lidhur me Albania Vintage, një faqë që promovon fakte të kulturës dhe historisë shqiptare, bashkëthelues i së cilës është z.Haxhiislami:
Dëshira ime është që Akademitë e Shkencave në Tiranë dhe Prishtinë, të merren shumë më serizosisht me të kaluarën tonë, sepse është jashtëzakonisht me rëndësi të madhe, duke e pasur parasysh se ne si popull kurrë më parë nuk kemi pasur liri si sot (flas gati për të gjitha trojet shqiptare) dhe as mundësi të kemi qasje në kaq shumë dokumente historike. E kaluara ka rëndësi. Flozofi i madh kinez, Konfucit (Confucius) ka thënë” “Studioni të shkuarën nëse do të përcaktoni të ardhmen” (Study the past if you ëould define the future). Lexo Intervistën!
Fadil Berisha, Artist, SHBA
Krahas të qenurit i famshëm, Fadil Berisha është bërë i dashur për shqiptarët, për dashurinë dhe krijimin e mundësive për mijëra shqiptarë. Projektet e tij për promovimin e Shqipërisë, përmes promovimit të bukurisë shqiptare e kanë bërë atë një ambasador të përjetshëm të Shqipërisë.
Këtë vit ai mbushi 65 vjet dhe miq, artistë e sipërmarrës shqiptarë zhvilluan një mbrëmje gala në Neë York për të festuar rrugëtimin e ambasadorit të bukurisë shqiptare.
Në një intervistë të mëparshme për va-spas.com, z Berisha thekson: isha fotografi kryesor i 96 shteteve për Miss Univers, ndaj formuam Miss Shqipërinë e parë. Anisa Kospiri ishte e para që erdhi në Amerikë, duke e prezantuar Shqipërinë në botë për herë të parë. Ajo ishte basketbolliste, e bukur, me sy blu. Pata mundësi të merrnim një vajzë nga Shqipëria edhe ta prezantojmë në skenat e mëdha. E prezantuam si princeshë, që bota ta shihte bukurinë shqiptare, jo si e kishte menduar deri atëherë, në një formë negative. Lexo Intervistën!
Ajrina Hysaj, Pedagoge në Universitetin Australian në Dubai
Me 8 mars të 2025 ajo arrin që studimet e saj shkencore të citohen plot 300 herë nga studiues të tjerë nëpër botë. Studimet janë kryesisht për metodologjitë më të mira të mësimdhënies.
Ajrina thotë në një intervistë për Vaspas se, metodat e mësimdhënjes po përmirësohen dhe mësimi ka në qendër studentët dhe jo pedagogët. Arsimi duhet të jetë në zhvillim të vazhdueshëm për të mirën e studentëve, institucioneve arsimore dhe shoqërisë në përgjithësi.
Studentët janë individë shoqërorë, më shumë sesa janë student. Është a mahnitshme sesa shumë ka për të treguar brezi i ri, sa ka për të dëshmuar dhe kontribuar në shoqëri, gjithmonë nëse ne e lejojmë dhe e inkurajojmë. Besoj fuqimisht në bashkëpunimin ndërmjet brezave dhe i inkurajoj studentët të mundohen për më të mirën dhe më të vështirën për t’u arritur. Limitet nuk ekzistojnë, ato i krijojmë vetë dhe ne mund t’i ndryshojmë.
Kulturat dhe gjuhët e bëjnë botën shumëngjyrëshe dhe shtojnë larminë e botëkuptimeve dhe ideve që si pasojë krijojnë shoqëri, ku aftësitë krijuese dhe intelektuale vlerësohen dhe inkurajohen.
Unë besoj fort në fuqinë e arsimit dhe mendoj se dija që ndahet shumëfishohet dhe zbukurohet. Lexo Intervistën!
Erblin Ribari, CEO Manaxo, SHBA-Kosovë
Vij nga një vend ku suksesi nuk është i garantuar dhe mundësitë janë të pakta. Që nga fillimi kam punuar me fokus, me vazhdimësi dhe gjithmonë e kam ditur pse po e bëja këtë punë. Nuk kam ndjekur kurrë tituj apo vlerësime. Thjesht kam dashur të ndërtoj gjëra që zgjidhin probleme reale.
Nëse jam veçuar, ndoshta është sepse nuk jam ndalur, edhe kur ka qenë më e lehtë të heq dorë. Kam qëndruar afër problemit, kam dëgjuar me kujdes, kam punuar me njerëz që kujdesen vërtet dhe kam vazhduar përpara edhe kur ka qenë e vështirë. Nuk kam pasur frikë të kërkoj ndihmë. Disa herë kam dështuar, por kurrë nuk e kam parë si fund. Besoj se kur qëllimi është i vërtetë dhe misioni i qartë, gjithmonë ka një rrugë përpara. Lexo Intervistën!
Alisa Dudaj, Fashion Designer, SHBA-Shqipëri
Dua t’i rikthej ndjenjën e identitetit veshjes. Për mua, veshjet nuk janë thjesht objekte konsumi, por bartëse historie dhe kuptimi. Në një kohë kur moda e shpejtë nxit disponueshmëri të menjëhershme dhe hedhje, dua që puna ime të inkurajojë njerëzit të vlerësojnë dhe të lidhen me atë që veshin, pavarësisht se ku ndodhen në botë.
Ndjej fort jo eliminimin e trendeve, por rishikimin e konsumit. Problemi i vërtetë është mbetja që gjenerohet nga blerjet pa mendim, pa kuptim. Përmes punës sime, dua të krijoj pjesë në të cilat njerëzit investojnë emocionalisht, veshje që mbajnë vlerë, në vend që të hidhen në fund të një sezoni. Lexo Intervisten!
Ariana Mantzaris, CEO Amaizing Hair, Australi
Ne shqiptarët besoj se shohim gjithmonë jashtë kornizave dhe shfrytëzojmë çdo mundësi për ta bërë realitet.
Qëllimi im është të pushtoj botën dhe nuk do të ndalem kurrë derisa ta arrij këtë. Jam e bindur se, puna e palodhur dhe këmbëngulja shpërblehen. Jam shumë me fat që mund të udhëtoj. Marr pjesë në shumë ekspozita anembanë botës.
Këshilla për të rinjtë: Besoni tek vetja dhe mos u dorëzoni. Nëse nuk besoni tek vetja, askush tjetër nuk do ta bëjë. Askush nuk e njeh kompaninë tuaj më mirë se ju, prandaj besojini përvojës suaj. Ju kaloni çdo ditë duke menduar për problemin që po përpiqeni të zgjidhni. Ndërtimi i një biznesi nuk është kurrë i lehtë, por këmbëngulja shpesh është diferenca mes suksesit dhe dështimit. Rrethojeni veten me njerëz që ju frymëzojnë, qëndroni të disiplinuar dhe mos kini frikë të rrezikoni. Dhe mbani mend, nuk ka rëndësi sa herë bini, rëndësi ka sa herë ngriheni përsëri.
Për sipërmarrësit shqiptarë në veçanti, dijeni që prejardhja juaj, qëndrueshmëria juaj dhe kultura juaj janë të gjitha forca. Përdorini ato për të ushqyer udhëtimin tuaj dhe synoni lart, sepse bota po pret idetë tuaja. Lexo Intervistën!
Albana Vrioni, Women on Boards Albania, Belgjike
Shqipëria ka nevojë për gratë në tryezat e vendimmarrjes jo vetëm sepse kjo është progresive, dhe jo vetëm sepse gratë janë të talentuara, të zgjuara dhe këmbëngulëse. Ajo ka nevojë për to sepse avantazhi konkurrues në ekonominë e BE-së buron nga cilësia e qeverisjes dhe besimi i investitorëve. Këto kërkojnë borde drejtuese me diversitet, përkushtim dhe përvojë. Lexo intervistën!
Arben Shpata, Edilizia Moderna, Itali
Kam filluar të bëj biznes kur i kisha kaluar 30 vjeç, ndaj nga përvoja ime ju them, nuk është kurrë vonë për të nisur diçka. Për mua është kënaqësi të shikoj sot pas 20 vitesh se kam realizuar shumë ëndrra të miat. Ky është thesari, kjo është pasuria ime. Duke e treguar veten si punëtor dhe i ndershëm në marrëdhënie me klientët dhe bashkëpunëtorët, kam gjetur mbështetje tek të gjithë ata. Ka plot njerëz që ta japin dorën kur të shikojnë që ti je i interesuar në punën që bën. Sot, e them me krenari se kam njohur njerëz të mirë, kultura të ndryshme dhe momentet që kaloj me klientët, të cilët janë bërë miqtë e mi, janë momentet më të bukura, më japin një kënaqësi të jashtëzakonshme, është një përmbushje. Shoh që edhe ata ndihen mirë në shoqërinë time. Me këtë dua të them se, sa më shumë njerëz të njohësh, aq më mirë është. Nuk duhet të qëndroni të mbyllur në guackë, të mendoni vetëm për vete, t’i jepni vetes dimensione jo reale, sikur vetëm ju jeni të rëndësishëm, sikur nuk ia vlen të shoqëroheni me të tjerë.
Sapo kam mundur kam rekuperuar, si kohën e lirë të nevojshme edhe udhëtimet, kthimin në atdhe. Pas 8 vitesh mungesë, pasi m’u dha mundësia kam lëvizur. Jam patriot dhe më merr malli për Shqipërinë, ndaj kthehem shpesh në atdhe. E kam si një moment reflektimi dhe karikimi. Nga Shqipëria marr energji të mira dhe më shumë motiv për të ecur përpara. Kthehem në Romë me plot energji për të bërë më shumë, për të shkuar më tej.ient të largohet nga ne, pavarësisht zgjerimit të kompanisë. Lexo Artikullin!
Besim Derri, Sipermarrës, Kitchen Image, Ndertim&Menaxhim Pronash, SHBA
E dija se një punë e zakonshme me orar nuk do të më jepte as lirinë, as mundësitë që dëshiroja. Por e dijase rruga e biznesit nuk ishte aspak e lehtë. Ideja lindi natyrshëm, nga nevoja, por edhe nga përvoja dhe njohuritë që kisha pervetesuar në këtë fushë. Pyesja shpesh veten: Çfarë shërbimi mund t’u ofroj njerëzve? Si mund ta ndërtoj një biznes, që jo vetëm nis, por edhe vazhdon? Me kalimin e kohës kuptova se përgjigjia ishte më e thjeshtë nga sa dukej: duhej të ofroja vlerë të vërtetë dhe të filloja duke ndërtuar hap pas hapi themelet mbi të cilat mund të rritesha. Isha i bindur se, me vullnet, me ambicie dhe me etikë të fortë pune, mund të gjeja vendin tim në Shtetet e Bashkuara. Një vend, ku këto cilësi, jo vetëm shpërblehen, por të shtyjnë t’i kapërcesh kufijtë e vetes. Ky moment reflektimi dhe vendosmërie u kthye në pikën e nisjes së udhëtimit tim drejt ndërtimit të një biznesi per një të ardhmeje më të mirë.
Suksesi nuk vjen as shpejt, as rastësisht. Ai vjen kur beson në veten tënde, kur shërben me ndershmëri dhe kur nuk dorëzohesh edhe kur rruga bëhet më e vështira që mund të imagjinosh.
Mesazh per të rinjtë në SHBA: Mos kini frikë dhe mos u dorëzoni kurrë. Amerika është me të vërtet vendi i mundësive. Çdo ditë, ecni përpara, edhe nëse hapat duken të vegjël. Edhe përparimi më i vogël është përparim, dhe një ditë do t’ju shpërblejë. Çdo hap, sado i thjeshtë, ju afron me atë që dëshironi të ndërtoni. Filloni të punoni me qëllim, me disiplinë dhe me besim tek vetja. Nëse keni një ëndërr dhe jeni të gatshëm të punoni fort për të, këtu mund ta arrini, dhe do ta arrini. Ky vend shpërblen përpjekjen, këmbënguljen dhe guximin për të mos u ndalur.Por ka një të vërtetë që duhet ta mbani parasysh: suksesi në Amerikë nuk vjen nga justifikimet, nga frika apo nga dekurajimi. Ai vjen nga vendosmëria për të vazhduar, nga gatishmëria për t’u paraqitur çdo ditë dhe nga besimi se jeni të aftë të arrini më shumë. Lexo Intervistën!
Ravajol Hasani, Shef, Qipro
Besoj se me disiplinën e duhur, me organizim dhe vëmendje ndaj detajeve, mund të krijosh diçka të veçantë, si në kuzhinë ashtu edhe në jetën personale. Një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua është konsistenca. Një klient që vjen, darkon dhe provon një pjatë ditën e parë, duhet ta gjejë atë po aq të njëjtë edhe herët e tjera, pa ndryshime. Restorantet më të mëdha në botë e arrijnë suksesin pikërisht duke ruajtur konsistencën.
Këshilla për të rinjtë: Rrugëtimi nuk është i lehtë, por nuk duhet të harrohet qëllimin, ai na jep drejtim dhe na jep të drejtën të realizojmë ëndrrat tona. Lexo intervistën!
Ermal Meta, Këngëtar, Itali
Kam shkruar dhe me ka ndihmuar t’u jap kuptim plagëve, të kthej të kaluarën në diçka të dobishme, madje edhe të ndritshme. Tani, me të rinjtë e programit, përpiqem të bëj të njëjtën gjë: të mësoj se edhe momentet e vështira mund të shndërrohen në bukuri, nëse përballohen me sinqeritet. Lexo Artikullin!
Jurgen Uldedaj, Boksier, Kampion Bote, Britani e Madhe
Me punë, disiplinë dhe sakrificë, sot ëndrra u bë realitet. Kampion Bote! Faleminderit Zotit dhe familjes sime për mbështetjen dhe besimin, ekipit tim për përkushtimin dhe çdo tifozi që më ka mbështetur në çdo hap. Kjo fitore është për ju të gjithë. Për Shqipërinë, me zemër dhe krenari! Lexo Artikullin!
Sokol Cahani, Aktor, Britani e Madhe
Karriera në aktrim është si një mekanizëm shumë i rregullt dhe kompetitiv. Që të punosh në aktrim, duhet të kesh një agent, të jesh anëtar i sindikatës së artistave (Equity), dhe të kalosh numër të shumtë audicionesh.
Gjeja që më bën më shumë përshtypje është disiplina dhe rregulli, që unë do ta krahasoja me rregullin dhe disiplinën në ushtri.
Këshillë për të rinjtë: Nëse unë kam arritur sado pak, dhe kam ardhur në një moshë madhore këtu, ata që kanë ardhur si të mitur dhe shumica kanë lindur këtu?! Ata pra, i kanë të gjitha mundësitë për të arritur çdo gjë. Shembujt më klasik janë Rita Ora dhe Dua Lipa. Lexo Intervistën!
Vaspas ka si mision të pasqyrojë e promovojë historitë shqiptare nëpër botë. Ju ftojmë t’i bashkoheni komunitetit duke sugjeruar tema dhe perzonazhe për të cilat do të donit të shkruajmë në info@va-spas.com
