kosova

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të sjellë largimin në masë të qytetarëve

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2024 qytetarëve të Kosovës do t’iu mundësohet lëvizja pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo vlen për vizitat turistike, çështje familjare, ose fenemene të ngjashme.

Vendimi u Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave u nënshkrua në Strasburg. Krahas zhvillimeve pozitive që kjo sjell do të jetë edhe një fenomen negativ për kompanitë. Disa studime në tregun e brendshëm të Kosovës tregojnë se kompanitë do të përballen me rënie të fuqisë punëtore për shkakt ë emigracionit. Parashikimet janë për një largim prej 150 mijë vetash vetëm në vitin e parë.

Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tregoi se në bazë të një hulumtimi nga Instituti “Riinvest” pritet që në vitin 2024, 150 mijë qytetarë të largohen nga Kosova. Sipas tij, studimi i këtij institucioni, “Riinvest”, i ka vërtetuar të dhënat tona paralajmëruese të studimit. Kjo mesatarisht mund të jetë e përafërt, sepse nëse janë 360 deri në 380 mijë punëtorë, të cilët aktualisht janë kontributdhënës dhe fuqia punëtore po ashtu në Kosovë mund të jetë rreth 850 mijë punëtorë, pjesa tjetër dërmuese janë e papunë. Ndaj, shifra rreth 150 mijë qytetarë të vendit seriozisht do ta rrezikojë Kosovën, duke sjellë një zbrazje të saj. Ata nuk janë vetëm punëtorë të papunë, por edhe punëtorë që kanë kontrata pune”.

Instituti raportoi gjithashtu se 17.59 për qind e punonjësve të tyre i kanë njoftuar se do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm dhe ka rekomanduar që të bëhet rishikimi i politikave ekzistuese ekonomike dhe politikave buxhetore në favor të investimeve kapitale.

monitor.al

 

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top