Mundësi Zelimkhan Abakarov dërgon Shqipërinë në çerekfinalet e Lojërave Olimpike. Në 1/8 e mundjes së stilit të lirë për peshën deri në 57 kg, rusi i natyralizuar si shqiptar kaloi me vështirësi sportistin nga Guinea Bissau, Iuna Fafe Diamantino, me rezultatin 6-7 me përmbysje.
Raundi i parë foli për afrikanin, që e dërgoi rezultatin deri në 5-0, para se Abakarov të reagonte dhe në raundin e dytë të kthente gjithçka në favor të tij, me rezultatin 6-7. Abakarov arriti të kualifikohej duke marrë 6 pikë teknike përballë një të rivalit. Në fund të ndeshjes trajneri i Diamantino Iuna Fafe bëri edhe “challange”, por gjyqtarët e garës nuk i miratuan pretendimet duke i shtuar kështu një pikë mundësit kuqezi.
Tanimë Abakarov ndeshet në çerekfinale me indianin Aman Aman, për të vijuar rrugën drejt medaljes së parë historike të Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Përballja çerekfinale pritet të zhvillohet sot pas orës 13:00.