UNESCO

Pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale, lahuta zyrtarisht pjesë e UNESCO

Lahuta, një nga simbolët më të vjetër dhe më përfaqësues të kulturës shqiptare, është tashmë pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s. Arti i të kënduarit, të luajturit dhe i ndërtimit të këtij instrumenti unik është përfshirë në listën e trashëgimisë jomateriale që kërkon mbrojtje të menjëhershme, duke u njohur si një element i pazëvendësueshëm i identitetit tonë kulturor.

Tradita e lahutës, e ruajtur dhe e transmetuar brez pas brezi në zonat veriore  nga Malësia e Madhe e Dukagjini, te Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava e Gucia  ka qenë për shekuj një kujtesë e gjallë e vlerave shqiptare. Eposi i Kreshnikëve dhe baladat e Veriut, të shoqëruara me tingullin karakteristik të lahutës, kanë përcjellë historitë e trimërisë, besës, qëndresës dhe mikpritjes, duke forcuar identitetin komunitar në hapësirën mbarëshqiptare.

Ky arritje vjen pas një pune të gjatë dhe të detajuar nga një grup studiuesish, të cilët kanë udhëhequr procesin kërkimor dhe dokumentues: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge. Punimet akademike, bashkëpunimi me komunitetet dhe hulumtimet në terren u përmblodhën në një dosje të standardeve të larta, e cila iu dorëzua UNESCO-s në mars të vitit 2024.

Procesi u mundësua nga mbështetja e Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të programit të përgatitjes së dosjeve për trashëgiminë jomateriale shqiptare.

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Një mendje pozitive krijon një jetë pozitive.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top