Rritja e sulmeve kibernetike: Shqipëria nën hetim, eksperti i kibernetikës shqetësohet për sigurinë e Kosovës

Hakerat vazhdojnë të shfaqen në skenën ndërkombëtare duke kryer sulme kibernetike ndaj një sërë institucionesh dhe duke shpërndarë të dhëna të ndjeshme. Në një ngjarje të fundit në Shqipëri, grupi i hakerave iranianë i njohur si “Homeland Justice” ka zhvilluar një sulm ndaj faqes së internetit të Parlamentit shqiptar dhe kompanisë telefonike “OneAlbania”.

Rreziqet e këtyre sulmeve janë të pranishme edhe në Kosovë, sipas ekspertit të kibernetikës, Tanzer Abazi, i cili ka shprehur shqetësimin e tij. Abazi thekson se Kosova, me një infrastrukturë të zhvilluar në fushën e teknologjisë informative dhe komunikative (TIK), nuk mund të shpëtojë nga këto rreziqe.

Ai ka përmendur disa nga sektorët më të rrezikuara në Kosovë, duke përfshirë Qeverinë dhe institucionet publike. Sulmet kibernetike mund të ndikojnë në funksionimin e qeverisë, duke prekur rrjetin e qeverisë dhe sistemet financiare. Abazi gjithashtu ka theksuar se institucionet financiare, përfshirë bankat, janë të rrezikuara për shkak të ndikimit që sulmet mund të kenë në sistemet e pagesave dhe financave.

Infrastruktura kritike e vendit, përfshirë rrjetin e energjisë elektrike, telekominikacionin, shërbimet e ujësjellësit dhe të tjera, gjithashtu janë në rrezik të sulmeve kibernetike. Abazi ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së këtyre sektorëve dhe nevojën për masat e sigurisë për të parandaluar pasoja të rënda në nivel kombëtar.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që eksperti i kibernetikës, Tanzer Abazi, ka nënvizuar është rreziku potencial i sulmeve kibernetike ndaj sistemeve shëndetësore. Abazi ka shprehur shqetësimin e tij për impaktin që sulmet në këtë sektor mund të kenë në funksionimin e spitaleve, sistemet e dosjeve mjekësore dhe mbi të gjitha për shëndetin publik në Kosovë.

“Sistemet shëndetësore janë të prekshme nga sulmet kibernetike dhe këto mund të sjellin pasoja serioze. Është e rëndësishme që Kosova të bëjë përgatitjet e nevojshme dhe të ndërmarrë masa për të parandaluar dhe trajtuar efektet e mundshme të sulmeve kibernetike në këtë fushë”, theksoi Abazi.

Në lidhje me situatën aktuale në Kosovë, Abazi shprehu shqetësimin e tij lidhur me nivelin e investimeve në fushën e sigurisë kibernetike. Ai vuri në dukje se, në krahasim me Shqipërinë, Kosova ka investuar shumë më pak në këtë drejtim në dy vitet e fundit. Abazi theksoi se përkundër aprovimit të Ligjit për Siguri Kibernetike në vitin e fundit nuk është ndërmarrë ende asnjë kontroll teknik që kërkohet me ligj dhe as nuk është ngritur institucioni apo Agjencia për Siguri Kibernetike të paraparë nga ky ligj.

Sipas ekspertit, situata në Shqipëri, e cila ka pësuar sulme kibernetike nga grupi “Homeland Justice”, është një tregues i presionit të vazhdueshëm dhe këndvështrimit nga një armik i fuqishëm në fushën kibernetike. Abazi bëri të ditur se përpjekjet e fundit për sulmin kibernetik në një kompani telekomunikacioni në Shqipëri, OneAlbania, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke përfshirë bllokimin e webpage-it dhe aplikacionit mobil “My One”.

“Ky sulm mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë e të dhënave personale dhe për funksionimin e shërbimeve të telekomunikacionit në Shqipëri. Nevoja për një përgatitje dhe masat më të fuqishme në mbrojtje kibernetike bëhet më e theksuar në këtë situatë. Autoritetet dhe kompanitë duhet të reagojnë menjëherë për rivendosjen e sigurisë dhe për hetimin e sulmit për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm dhe për të identifikuar autorët e tij”, shtoi Abazi.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top