SHBA pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar pezullimin e shqyrtimit të aplikimeve për vizat për imigrantë për 75 vende, përfshirë Shqipërinë. Ky vendim është pjesë e një masë administrative të përkohshme dhe, sipas autoriteteve amerikane, synon rishikimin e procedurave të sigurta për dhënien e vizave.

Lista përfshin vende nga kontinente të ndryshme, duke përfshirë Europën, Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine. Mes tyre janë edhe Algjeria, Bangladeshi, Brazili, Egjipti, Irani, Kosova, Mali i Zi, Pakistan, Rusi, dhe Zvicra.

Departamenti i Shtetit nuk ka dhënë një datë të saktë për rifillimin e shqyrtimit të vizave, por njoftimi thekson se ky është një proces i përkohshëm dhe synon të përmirësojë sigurinë dhe efikasitetin e sistemit të vizave.

Dw

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top