Shqipe Neziri Vela

Reuters prezanton në listën e personaveve të përzgjedhur të vitit, Shqipe Neziri Vela, eksperten e energjisë

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Reuters ka publikuar “Trailblazing Women 2025”,  me një përzgjedhje globale e grave që po udhëheqin ndryshime të rëndësishme në sektorët ku veprojnë, përmes inovacionit dhe lidershipit .

Në këtë listë elitare, mes 10 grave më të spikatura në sektorin e energjisë në nivel botëror, është përfshirë edhe Shqipe Neziri Vela.

Ajo është Menaxhere Projekti në Extractive Industries Transparency Initiative (EITI) dhe bashkëthemeluese dhe Drejtore e Kosovo Women in Energy and Mining

Reuters vëren se, përzgjedhja është bërë mbi bazën e arritjeve profesionale, ndikimit publik, kontributit social dhe aftësive udhëheqëse, duke vlerësuar gratë që kanë luajtur rol kyç në formësimin e politikave dhe praktikave të qëndrueshme në industri strategjike.

Shqipe Vela u vlerësua për udhëheqjen dhe ndikimin që ka në qeverisjen e burimeve natyrore, në promovimin e transparencës, si dhe përparimin e praktikave të qëndrueshme në industrinë e energjisë dhe minierave.

Aktualisht, ajo është e angazhuar në Sekretariatin Ndërkombëtar të Iniciativës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (EITI) në Norvegji, ndërsa njëkohësisht mban edhe postin e kryesueses së rrjetit profesional “Gratë në Energji dhe Miniera”, një platformë që synon fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në sektorët energjetikë.

Krahas energjisë, lista përfshin përfaqësues të sektorit të marketingut, bujqësisë, Klimës, Teknologjisë IA, etj

Reuters

 

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Një mendje pozitive krijon një jetë pozitive.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top