Anëtarët e parë të Gjeneratës Beta kanë lindur vetëm pak ditë më parë dhe ekspertët po diskutojnë tashmë për karrierën e prithshme të tyre. Parashikimi kryesor është se punët fleksibël do të zëvendësojnë karrierat tradicionale. Ky është sipas një studimi të ri nga Prudential Financial, i cili përfshin një rishikim të literaturës, intervista ekspertësh dhe një anketë me mbi 2,008 amerikanë. Gjenerata Beta përfshin të lindurit nga fillimi i vitit 2025 deri në fund të vitit 2039. Kur ata të hyjnë në fuqinë punëtore në vitet 2040, ekspertët dhe të anketuarit parashikojnë se shumica do të zgjedhin punë fleksibël dhe alternativa ndaj karrierave tradicionale.
“Unë besoj se kohët kur studentët do të ndjekin rrugët e zakonshme të karrierës në zyra do të jenë të kaluara,” tha Kimberly Bryant, themeluese e Black Girls Code.
Fokusi te fleksibiliteti i kësaj gjenerate pritet të sjellë një javë pune më të shkurtër. Tre të katërtat e të anketuarve parashikojnë se “Gjenerata Beta do të punojë më pak se pesë ditë në javë.” Po ashtu, ata presin që Beta të jetë një gjeneratë e të rinjve që ndryshojnë shumë punë gjatë karrierës së tyre.
Rreth 72% e të anketuarve mendojnë se këta punëtorë do të kenë më shumë se 10 ndryshime pune gjatë jetës së tyre. Një tjetër 80% besojnë se ata do të ndjekin tri, ose më shumë “karriera të ndryshme”. Gjenerata Beta do të kërkojë gjithashtu lloje të ndryshme pune.
Sipas një studimi të Glassdoor të vitit 2019, të rinjtë e Gjeneratës Z kanë më shumë gjasa të zgjedhin profesione si inxhinier softueri, zhvillues softueri dhe bashkëpunëtor shitjesh. Të anketuarit besojnë se kur Gjenerata Beta të hyjë në tregun e punës, llojet e kërkuara të punës do të jenë në fushat e sigurisë kibernetike, ndryshimeve klimatike dhe integrimit të teknologjisë njerëzore.
Megjithatë, edhe kjo nuk është e sigurt. Rreth 86% e të anketuarve besojnë se Gjenerata Beta do të ketë tituj pune që ende nuk ekzistojnë.
Sipas ekspertëve, si ekonomistja Juliet Schor nga Boston College, do të ketë “shumë më tepër paqëndrueshmëri dhe ndryshim” në jetën e punës për këtë gjeneratë. Por, ky ndryshim gjithashtu mund të sjellë një “gjeneratë mundësish”, të pajisur për të inovuar, përshtatur dhe ripërcaktuar se çfarë do të thotë suksesi dhe përmbushja në një botë që po ndryshon shpejt.