Rita Ora shfaq një tjetër koleksion të mahnitshëm veshjesh për pranverë/verë nga “Primark”.
Një nga pjesët e koleksionit, një fustan midi i kaltër për 21 funte (24 euro), duket të jetë një kopje e veshjes së stilistëve të “Missoni”, e cila shkon për 850 funte (994 euro).
Ndërsa ngjashmëria midis tyre në pamje është e dukshme, ndryshimi i madh në çmim bën që kjo të bëhet e qesharake, raporton DailyMail.
Këngëtarja, 33 vjeçe, ka veshur fustanin me një dekolte të hollë, të kombinuar me një palë taka blu me platformë të lartë dhe një triko.
Po ashtu, në koleksionin e saj, Rita ka paraqitur një fustan me lule për 16 funte (18 euro), i kombinuar me një xhaketë rozë elegante për 34 funte (39 euro).
Artikulli tjetër që ajo ka prezantuar është një fustan saten në ngjyrë të verdhë dhe portokalli për 25 funte (29 euro), i cili është i pajisur me detaje të mahnitshme dantelle gjysmë të tejdukshme.