Bebe Rexha këngëtarja shqiptare me famë botërore është shfaqur duke qarë në video të cilat i ka publikuar në instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur në aeroportin e Mynihut të cilin e ka konsideruar si krim urrejtje. Me anë të disa postimeve në Insta Story Bebe Rexha thotë se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai ishte nga Shqipëria. Punonjësi i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se e kërcënuan se nuk do e lejojnë të fluturojë.
Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe mërzitur Beben.
Lexoni edhe: Bebe Rexha, përkrah pasagjerëve të tjerë në Aeroportin Nënë Tereza, nuk përdor hyrjen VIP
“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.
Ajo bëri edhe një reagim tjetër me shkrim duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.
“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory.