Papa Leoni XIV ka kërkuar në Meshën e parë të Vatikanit për influencerat katolikë të mediave sociale se, dinjiteti njerëzor duhet të mbrohet në internet, ndërsa bota përballet me sfidën e inteligjencës artificiale. Sipas tij, “asgjë që vjen nga njeriu dhe kreativiteti i tij nuk duhet të përdoret për të minuar dinjitetin e të tjerëve”.
Teknologjia duhet të përdoret “për të mirën e të gjithë njerëzimit”, tha ai në Jubileun e të Rinjve të Vatikanit, një takim njëjavor për besimtarët e rinj që mbahet çdo 25 vjet. Kjo është një nga shumë ndërhyrjet që Papa ka bërë lidhur me inteligjencën artificiale që nga zgjedhja e tij.
“Ne kemi detyrë të punojmë së bashku për të zhvilluar një mënyrë të menduari, për të zhvilluar një gjuhë, të kohës sonë, që i jep zë dashurisë”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje influencerave të mediave sociale të kërkojnë “ata që vuajnë dhe kanë nevojë ta njohin Zotin” me përmbajtjen e tyre.
“Të jemi agjentë të komunitetit, të aftë për të thyer logjikën e ndarjes dhe polarizimit, të individualizmit dhe egoizmit”, shtoi ai.
Që në fjalimin e tij të parë të së dielës në maj, Papa Leoni XIV theksoi se zhvillimi i Inteligjencës Artificiale dhe zhvillimeve të tjera nënkuptonte se Kisha ishte thelbësore në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë.
Papa Leoni XIV, ka stidiuar matematikë në Universitetin Villanova në Filadelfia në vitin 1977. Ai është papa i parë nga Shtetet e Bashkuara. I lindur në Çikago në vitin 1955 nga prindër me prejardhje spanjolle dhe franko-italiane, Leoni shërbeu si prift dhe u shugurua në vitin 1982.