Zjarri në Katedralen Notre Dame të Parisit, e cila priste 12 milionë vizitorë në vit, tronditi botën më 15 prill 2019.
Rreth 250 kompani dhe qindra artizanë, arkitektë dhe profesionistë të tjerë kanë punuar në projektin e jashtëzakonshëm për të restauruar katedralen, pjesë e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe një kryevepër e artit gotik.
Puna restauruese u ndërpre për disa javë për shkak të krizës Covid-19, por ajo rifilloi në vitin 2021 në kantierin e katedrales dhe në një sërë punishtesh arti.
Puna e vazhdueshme, është në rrugën e duhur për të përmbushur afatin e rihapjes, më 8 dhjetor.
Në dhjetor, te katedralja u rivendos kryqi i saj i madh dhe një gjel i artë i ri, për të zëvendësuar atë, që ishte shkatërruar nga zjarri.
Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, megjithëse besojnë se ka nisur aksidentalisht.
Një lëvizje për mbledhjen e fondeve e nisur brenda disa orësh pas zjarrit, ka tërhequr donacione prej 846 milionë euro.
Organo e katedrales, e padëmtuar nga zjarri, por e mbuluar me pluhur, është pastruar plotësisht, megjithëse do të duhen gjashtë muaj harmonizim përpara se 8000 tubat të jenë në potencialin e plotë të zërit.
Franca sapo ka bërë thirrje për oferta për krijimin e xhamit me ngjyra për Notre-Dame, ndërsa dërgesat priten në vitin 2026.