Xhubleta tashmë nën mbrojtjen e UNESCO-s

Një aktivitet i pazakontë dhe simpatik kulturor, i titulluar  “Xhubleta në UNESCO” është mbajtur të dielën në organizim të platformës  “Swiss-Albania Event”, të drejtuar nga Aina Hoti.

Kjo mbrëmje i është kushtuar xhubletës, kësaj veshjeje antike burimore shqiptare që tanimë gëzon mbrojtjen e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Të pranishëm ishin personalitete të larta si: Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Shkëlqesia e tij Mustafa Nano, përfaqesuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë, z. Rexhep Bajraktari, drejtori i integrimit në qytetin e Lozanës, z. Bashkim Iseni, pastaj ish diplomatë, drejtues organizatash dhe miq të artit nga komuniteti dhe miqtë zviceranë të Shqipërisë.

Platforma “Swiss-Albania Event” synon afrimimin e traditave shqiptare në Zvicër. Albumi “Xhubleta në UNESCO” i krijuar nga fotografi Ardo, kap çastet e paharrueshme të njërës prej ngjarjeve të rëndësishme kulturore në Lozanë, me rastin e festave të Nëntorit. Album ky, që bëhet një dëshmi e fuqishme për të rikrijuar dhe transmetuar emocionet, vlerat e një manifestimi kulturor të tillë, duke sjell krenari dhe lavdi për kulturën dhe kombin tonë.

 

albinfo.ch

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Brenda teje është një forcë më e madhe se çdo pengesë.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top