Bebe Rexha

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, kërcënohet në aeroport se foli shqip

Bebe Rexha këngëtarja shqiptare me famë botërore është shfaqur duke qarë në video të cilat i ka publikuar në instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur në aeroportin e Mynihut të cilin e ka konsideruar si krim urrejtje. Me anë të disa postimeve në Insta Story Bebe Rexha thotë se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai ishte nga Shqipëria. Punonjësi i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se e kërcënuan se nuk do e lejojnë të fluturojë.

Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe mërzitur Beben.

Lexoni edhe: Bebe Rexha, përkrah pasagjerëve të tjerë në Aeroportin Nënë Tereza, nuk përdor hyrjen VIP

“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Ajo bëri edhe një reagim tjetër me shkrim duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory.

 

   

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top