Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë i përhapur. Por disa prej tyre thonë se mundësitë e lëvizjes dhe komunikimit, po ndryshojnë edhe perceptimin e tyre.
Si shumë të rinj shqiptarë edhe Robert Bisha emigroi drejtë brigjeve të Italisë, kur ishte në moshën 15 vjeçare, me dëshirën për të studiuar për Piano Forte. Ai thotë se pas përfundimit të studimeve u përball me mëdyshjen, të qëndronte në vendim e emigrimit apo të kthehej në Shqipëri.
Roberti është shprehur se, “Në njëfarë mënyrë emigracioni tek unë la një shkëputje dhe një shenjë të fortë, ku gjithmonë kam vendosur atë pikëpyetjen se, ’A do kthehem unë definitivisht? Apo mbetet një qështje e hapur ku tashmë dihet distancat janë të shkurtra, unë ika por dhe u ktheva, jam vazhdimisht në lëvizje”.
Vitet e fundit thotë Roberti se, janë zvogëluar ndjeshëm distancat mes Shqipërisë dhe Italisë gjë që nuk ndodhte në vitet e para të emigracionit. Kjo i krijoi atij mundësinë që të punojë dhe të jetojë në mes të dy vendeve.
“Në Itali luaj pjesët e mia, bëj koncerte, kam një studio të vogël (open space studio) ku kompozoj dhe shkruaj. Këtu në Shkodër prej katër vitesh organizoj një festival. Unë nuk luaj vetë por luajnë muzikantët që unë thërras dhe unë mendoj se ata janë niveli më i lart pianistik që ne kemi” thotë ai.
E njejta gjë ka ndodhur me të riun Gerti Palali, i cili emigroi në Torino të Italisë. Ai thotë se një pjesë e të rinjve të shkolluar gjithnjë e më shumë, po e ndajnë jeten e tyre mes vendit ku kanë emigruar dhe vendlinjdes.
“Jeta është pak më ndryshe atje, duhet të studioj të punoj në një profesion tjetër, për të mbuluar shpenzimet e emigracionit. Ndërsa këtu kthehem shumë shpesh sepse e ndjej për të punuar në profesionin tim. Më mungojnë duartrokitjet, më mungojnë emocionet e një shesh gjirimi dhe të gjitha këto. Kthehem shumë shpesh për projekte gjatë vitit” tregon Gerti.
Sipas statistikave të INSTAT për shkak të emigracionit që nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria janë larguar 42000 persona në vit. Ku 70% e tyre janë të rinj. Ky largim i të rinjve është shoqëruar me pasoja edhe në rënjen e fuqisë punëtore por edhe në nivelin e demokracisë në vend. Shumica e të rinjve largohen më shumë për mundësi më të mira pune, arsimimi dhe kujdesi shëndetësorë. Por Gerti thotë se edhe në emigracion të rinjtë përballen me vështirësi dhe probleme.
A e keni lexuar? Kaltrina Rexhepi-Hasani: një ekonomiste që zgjedh bujqësinë, falë pasionit për livandën dhe bletët
“Të rinjtë e shohin më të lehtë qështjen ekonomike në vend tjetër, qështjen e sigurisë e shumë qështje të tjera. E lezetëshme është kur jemi këtu, na thonë se, ‘eh lum ju që jetoni jasht, keni lek’, ‘bëni jetë më të qetë’. Kurse kur shkojmë atje na thonë shqiptarët, ‘sa mirë ju që shkoni andej se si Shqipëria nuk ka’. Besoj se këto mendime kanë për të na shoqëruar gjithmonë.” thotë Gerti.
Në vitin 2020 Sara Prençi shkoi në Turqi ku po studion televizion, kinema dhe aktrim. Në krahasim me Turqinë thot ajo, Shqipëria është ende mbrapa përsa i përket televizionit, kinematografisë dhe kjo e bën pesimiste për mundësinë e rikthimit në Shqipëri.
“ Sigurisht unë tani e shikoj veten një aktore dhe këtu e kam luftën me veten, që unë dua të arrij majën e asaj që unë e kam dëshirë por edhe e kam ndërtuar me vite, që e vogël kam menduar se si unë dua të bëhem. E shikoj veten time duke luajtur filma në Stamboll ose mbrapa kamerave duke gjiruar.” na tregon Sara.
Megjithëse sipas sondazheve një pjesë e madhe e të rinjve pëlqejnë të emigrojnë apo të shkollohen jashtë vendit dhe shumë të tjerë që duan të ndërtojnë karrierën në vendin e tyre.
Eriselda Smaga ka mbaruar studimet për Fizioterapi dhe tani ajo po kryen praktikën profesionale tek “Shtëpia e të moshuarve” në Shkodër.
Ajo shprehet se, “Kam vendosur të qëndroj në Shqipëri për ti shërbyer nënës, babit, familjes time dhe pse jo gjyshërve këtu në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Ne kemi moshën e tretë këtu dhe ata kanë humbje të lëvizshmërisë, fleksibilitetit dhe humbje të forcës. Nevoja e fizioterapistit është e domosdoshme.”
Drejtuesi i Qendrës “Rinori Arka” në Shkodër Marjan Lukani thotë, se emigracioni ka ndryshuar gjatë tre dekadave të fundit që nga hapja e Shqipërisë drejt Europës. Ndërsa në fillimet e tij, të rinjtë emigronin me qëllimin për tu rikthyer dhe për të kërkuar një banesë ose një biznes pranë familjes dhe me kalimin e viteve ata e ndërtuan jetën e tyre në vendet ku emigruan. Pra vitet e fundit me lehtësi të levizjes dhe komunikimit një pjesë prej tyre po e shikojnë veten mes vendit të emigrimit dhe Shqipërisë.
Mirjan Lukani thotë: “Një pjesë prejt tyre e kanë akoma dëshirën të kthehen në vendin e tyre, për të dhënë kontributin këtu në Shqipëri. Kam përshtypjen se është një detyrë e madhe e qeverisë, e jona si shoqëri që të bëjmë të pa mundurën që këta të rinj që po shkojnë sot jashtë vendit tonë, të kenë dëshirën dhe të gjejnë mundësin për tu kthyer në Shqipëri.